Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

491 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

PRISHJA E SAN SIROS – Dalin ne pah rezultatet e sondazhit te bere tek tifozet: bie ne sy se interistat jane me nostalgjik se milanistat

PRISHJA E SAN SIROS – Dalin ne pah rezultatet e sondazhit te bere tek tifozet: bie ne sy se interistat jane me nostalgjik se milanistat
Inter Club Staff

Qe San Siro nuk e ka te gjate, tashme po duket dita dites sepse kesaj radhe Interi dhe Milanin e kane shume seriozisht.

Ndertimi i stadiumit do i jepte skuadrave milaneze nje dore shume te madhe ne ngjitjen e tyre ne majen e klubeve europiane sepse te ardhurat qe do te siguronin do te ishin me te vertete te majme.

Pikerisht per kete ceshtje eshte zhvilluar keto dite nje sondazh ne Milano ku jane pyetur me mijera qytetare te lombardise se cfare mendonin per prishtjen e stadiumit dhe ndertimin e nje te riu.

Eshte vene re se me rritjen e informacionit per njerezit eshte rritur edhe perqindja e personave qe jane pro prishjes se stadiumit.

Sipas sondazhit te bere nga Messina, ne favor te ndertimit te stadiumit te ri jane 58% te qytetareve te intervistuar.

Nderkohe, sipas nje sondazhi tjeter te Echelon, plot 67% e qytetareve kane dhene pelqimin e tyre per stadiumin e ri.

Pikerisht nga keta te intervistuar, 73% e konsideron shume te vjeter Meazzen. Ndersa 51% e konsideron te sigurt.

72% e te intervistuarve kane qene votues se Bashkise se Milanos dhe jane shprehur ne favor te idese. Nderkohe, ideja qe pervec San Siros, te ndertohet nje stadium i ri diku tjeter ka gjetur me pak mbeshtetje: vetem 19%.

Por Corriere dello Sport zbulon nje detaj tjeter rreth ketij sondazhi: ajo qe ka rene ne sy eshte se interistat ne pergjigjet e tyre jane me nostalgjik se tifozet e Milanit. Ata jane shprehur me shume kunder stadiumit te ri se sa kushurinjte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.