Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

304 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sanchez, cfare fjalesh per Interin: “Me nje tranjer si Conte nuk dorezohesh dot kurre. Per mua Interi eshte…”

Sanchez, cfare fjalesh per Interin: “Me nje tranjer si Conte nuk dorezohesh dot kurre. Per mua Interi eshte…”
Inter Club Staff

Lufta per kampionat, raporti me shoket, largimi nga United. Jane shume temat e prekura nga Alexis Sanchez gjate nje interviste per Sky Sport.

“Me Interin e kemi nisur mire kete sezon. Grinten qe kam pare me Fiorentinen dua ta shoh gjithmone te kjo skuader.”

“Duhet te jete gjithmone ne mesin tone. Dy ndeshje te fituara dhe nje e barazuar eshte shume heret per te menduar per lart. Por duhet te permiresohemi ne cdo gje: ne mendje, ne te luajtur dhe ne mbrojtje.”

“Mendoj se gjerat po i bejme mire, por mund te bejme me shume. Me Beneventon ndihesha ne forme, vetem se me mungon te luaj me shume. Jam nje lojtar qe me shume luan, me mire ndihet.”

“Me Lazion mund te shkonte me mire. Por jam shume i lumtur per momentin tim. Por jam i lumtur edhe per shoket e mi, qe te gjithe jane teper te zotet.”

“Me pelqen ajo qe bej, eshte puna ime futbolli dhe une e dashuroj futbollin. Kur isha te United, doja te merrja nje ajer tjeter dhe kur kam ardhur te Interi kam gjetur nje tranjer qe nuk te le te dorezohesh kurre.”

“Edhe te tjeret kane deshire qe te mesojne qe te fitojne. Eshte krijuar nje familje me njerez qe punojne te gjithe.”

“Kampionati? Eshte shume heret per te folur, por duhet te permiresohemi. Ajo qe nuk duhet te ndodhe eshte qe te mos lejojme veten te humbasim perqendrimin.”

“Vidal? Eshte nje lojtar qe kupton shume nga futbolli dhe nje lojtar te tille e ke te veshtire ta gjesh ne futbollin boteror. Lautaro dhe Lukaku jane dy fuqi: ata plotesojne njeri-tjetrin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.