Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,278 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sanchez eshte i Interit, neser do te jete ne Milano por ka ndryshuar nje detaj thelbesor ne marreveshje

Sanchez eshte i Interit, neser do te jete ne Milano por ka ndryshuar nje detaj thelbesor ne marreveshje
Inter Club Staff

Me ne fund mund ta themi: Alexis Sanchez eshte lojtari me i ri i Interit dhe tashme nuk ka asnje dyshim per kete. 

Pak me pare Gianluca Di Marzio ka lajmeruar se eshte arritur me ne fund marreveshja finale e Interit me Manchester United.

Eksperti i njohur i merkatos italiane e ka thene kete ne emisionin e tij ne Sky Sport dhe sipas tij tani qe marreveshja eshte mbyllur, pritet qe gjithcka te kompletohet brenda pak oresh.

Interi ne keto momente po i organizon diten e neserme dhe ate te pasneserme lojtarit sepse pritet qe ai te jete neser ne Milano (kesaj radhe me te vertete).

Lajmi i ri dhe detaji qe ka zhbllokuar tratativen me sa duket eshte nje ndryshim thelbesor qe ka ndodhur per sa i perket marreveshjes: me sa duket formula do te jete nje huazim i thjeshte dhe komplet falas por pa te drejte blerje.

Interi do te paguaje 5 milione euro nga 12 milione euro. Pastaj ne fund te vitit, Interi dhe United do te ulen ne tavoline perseri per te diskutuar blerjen e mundshme te lojtarit apo jo.

Nderkohe neser do te vije edhe Cristiano Biraghi ne Milano per vizitat mjekesore ne kliniken Humanitas di Rozzano. Nje goditje e dyfshite per Interin keshtu.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.