Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

663 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sanchez shume i lumtur me Kilin dhe jep nje mesazh te qarte per Interin

Sanchez shume i lumtur me Kilin dhe jep nje mesazh te qarte per Interin
Inter Club Staff

Ai eshte nje nga blerjet me te rendesishme te Interit ne kete merkato vere edhe pse ka ardhur ne huazim nga Manchester United.

Po flasim per Alexis Sanchez qe nuk e ka bere ende debutimin e tij zyrtar tek Interi, por dje ka zhvilluar nje ndeshje me kombetaren e tij.

“Jam shume i lumtur per kete ndeshje sot. Kemi luajtur nje ndeshje te madhe dhe te barabarte me Argjentinen.”

“Une ne nivel personal jam shume i lumtur sepse kishin kaluar dy muaj qe nuk luaja nje ndeshje te vertete.”

Keshtu ka folur Alexis pas 0-0 te Kilit te tij me Argjentinen, ndeshje ku ai e luajti te plote dhe ne krah kishte shiritin e kapitenit. Nje motiv krenarie per te por ai nuk ka harruar te kujtoje edhe Interin duke dhene nje mesazh te qarte edhe per zikalterit.

“Duhet te rigjej gjendjen time me te mire fizike, dua ta bej kete gje sa me shpejt sepse nuk kam shume kohe. Tani u riktheva ne Itali dhe kete gje do e bej me deshiren e perhershme.”

“Objektivi eshte qe te luftoj per objektiva te medha me Interin dhe te luftoj per nje vend titullari.”

Ashtu si ishte parashikuar dhe rene dakort me Interin, Alexis qe ne momentin e pare nuk ishte i grumbulluar me Kilin, ka udhetuar vetem per nje ndeshje me kombetaren dhe me pas do te rikthehet ne Milano duke hequr dore nga miqesorja e dyte, ne ate me Honduras.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.