Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 22, 2020

Scroll to top

Top

297 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sanchez largohet nga Interi por do te luaje perseri ne Serie A? Ja kush klub po e kerkon me ngulm!

Sanchez largohet nga Interi por do te luaje perseri ne Serie A? Ja kush klub po e kerkon me ngulm!
Inter Club Staff

Alexis Sanchez do i thote me siguri lamtumire Interit ne merkaton e veres dhe tashme per kete nuk ka me asnje dyshim.

Sezoni i tij me shume ulje dhe pak ngritje nuk i ka mbushur aspak mendjen drejtuesve te Interit qe te besojne tek ai edhe sezonin e ardhshem.

Gjithesesi, sipas lajmeve te sotshme, e ardhmja e tij mund te jete pikerisht ne Serie A dhe kjo do te ishte nje surprize jo e vogel per te gjithe.

Sipas Gazzetta dello Sport, kiliani ka perfunduar ne shenjestren e nje klubi te Serie A qe e ka kerkuar ne fakt edhe veren e kaluar.

Behet fjale per klubin kryeqytetas te Romes qe ka biseduar me pare edhe me Manchester United, por ne ate kohe Sanchez donte vetem Interin.

“Nuk eshte nje rastesi qe drejtori sportiv Petrachi, i cili ka kohe qe leviz ne merkato per mbrojtesa po kerkon me ngulm edhe sulmues me eksperience nderkombetare.”

“Keshtu, ne Rome eshte rikthyer ne mode ditet e fundit emri i Alexis Sanchez. Nuk eshte e thene qe lojtari duhet shitet me patjeter sepse Manchester United mund te lejoje edhe nje huazim tjeter te lojtarit duke qene se eshte edhe jashte planeve te anglezeve per sezonin e ardhshem dhe rroga e tij do te ishte nje barre me shume per ta.”

“Prandaj, pikerisht per kete fakt, duhet te pergatitemi: mbase do e shohim ende El Nino Maravilla ne Serie A por kesaj radhe ne nje skuader tjeter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.