Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

484 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Santon: “Së shpejti do të vjen Interi i mire. Mancini dhe Mourinho? I falënderoi të dy”

Santon: “Së shpejti do të vjen Interi i mire. Mancini dhe Mourinho? I falënderoi të dy”
Bujar Berishaj

“E kisha më të vështirë pjesën e parë pasi po luaja në të djathtë, dhe gjithashtu ne kemi humbur shumë topa në mesfushë. Ata ishin të shpejtë, por pasi dola në anën e majtë, gjërat shkuan më mirë edhe në luftën një me një.” tha Davide Santon për Sky për barazimin me Napolin.

“2-2 është një rezultat i mirë, sepse një barazim në Napoli nuk i lehtë për tu marre. Tani ne do të shkojmë në Gjermani me një moral më të fort, edhe pse e dimë se kundër Napolit mund të bënim më mirë. Kombëtarja? Është një objektiv, por së pari unë mendoj për klubin. Problemet në mbrojtje? Kemi pasur disa vështirësi në lidhjen e topit, por ne duket të jemi më të kujdesshëm në luftën një me një.”

Si është ndjenja e rikthimit tek Interi? “Mire, por tani qëllimet e ekipit janë më të ndryshme se kur isha këtu për herë të parë. Tani ne jemi të rinj, por do tija dalim, sepse klubi ka investuar mirë. Sipas mendimit tim kjo është vetëm një çështje kohe. Së shpejti do të vjen Interi i mirë”.

Dallimet në mes Mourinho dhe Mancini? “Për mua ata kanë shumë ngjashmëri. Ata kanë fituar shumë dhe çdo here dëshirojnë të fitojnë. Të dy, më kanë dhanë besim dhe kështu i falënderoi të dy.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags