Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,068 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Santon: “Titullar? Futbolli eshte i cuditshem…”.

Santon: “Titullar? Futbolli eshte i cuditshem…”.
  • On 20/10/2016, 23:04

Per mikrofonat e Sky Sport u ndal nje tjeter protagonist i ndeshjes se sotme, autori i assistit per Antonio Candreva, Davide Santon: “Mendoj se ishte nje ndeshje e vuajtur dhe e veshtire, por fitorja ishte shume e rendesishme pasi kishim 0 pike ne dy ndeshje. Nuk luajtem mire, por tre piket ishin jetike, ne pjesen e pare vuajtem shume pasi nuk e kuptuam taktiken e tyre, ata ishin gati 3-5-2. Me pas u vendosem me mire ne fushe dhe gjetem golin e avantazhit. 10 minutat e fundit ishin shume te veshtira edhe per faktin se ishim me nje lojtar me pak. Gjithsesi e rendesishme eshte qe fituam, dhe kishim nevoje per besim, pasi te dielen kemi nje tjeter sfide te veshtire ne Bergamo. Atalanta po luan mire, por ne do shkojme me koken lart e te japim maksimumin per te fituar”.

Santon ka folur dhe per vendin e titullarit: “Futbolli eshte i cuditshem, une nuk kam hequr kurre dore edhe pse kalova nje vere shume te veshtire. Jam stervitur gjithmon e kam qen i perqendruar, deshiroja te ndihmoja skuadren. Nuk duhet te kenaqemi me fitoren e sotme por duhet te gjejm vazhdimesine”. Me ne fund vjen dhe fitorja ne San Siro: “Ne dhomat e zhveshjes eshte nje klim me e qete. Kur fiton ne shtepi eshte gjithmon e rendesishme. Tifozet na kane ndihmuar dhe kjo ishte shtyse me shume per ne, publiku eshte nje lojtar me shume. Shpresoj te na ndihmojne ne te gjitha ndeshjet, ne duhet te vazhdojme me mentalitetin e duhur”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.