Santos, Gabigol kaq ishte magjia? Tekniku e ka lene jashte skuadres prej…
UEL Esporte ka folur sot per situaten e Gabriel Barbosa ne Brazil tel Santos.
Sipas asaj qe shkruan media braziliane, drejtuesit e klubit Santos nuk e kane pritur shume mire vendimin e tranjerit Jair Ventura per te lene jashte skuadre lojtarin disa here radhazi.
I ardhur ne merkaton e janarit, Gabigol la menjehere shenje tek Santos, duke shenuar kater gola ne kater prezenca.
Por tani klubi brazilian nuk po kalon nje moment shume brilant: tre humbje dhe nje barazim ne kater ndeshjet e fundit.
Sipas asaj qe tregon UOL Esporte, drejtuesit e Santos nuk jane aspak dakort me teknikun Jair Ventura i cili ne ndeshjet e fundit ka lene jashte skuadre ish-sulmuesin zikalter.
Qe prej dy javesh tashme Gabriel Barbosa nuk luan asnje minute: u la jashte skuadre ndaj Corinthians dhe tek dy ndeshjet e tjera pas saj.
Drejtuesit e quajne nje lojtar si Gabigol titullar te padiskutueshem per skuadren e tyre dhe e shikojne si nje lojtar qe duhet te jete lider i shokeve ne fushe.
Jair Ventura pas ‘terheqjes se veshit’ qe i eshte bere nga drejtuesit pritet qe ta riktheje perseri ne fushe shume shpejt Gabigol, por askush nuk e di se cfare ka bere kesaj radhe Gabigol qe te meritoje mos perfshirjen ne skuadren e pare.