Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

430 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sarti: “Handa TOP, Mazzarri si Helenio Herrera. Thohir…”

Sarti: “Handa TOP, Mazzarri si Helenio Herrera. Thohir…”
Ardis
  • On 03/10/2013, 9:47

Dje Giuliano Sarti ka mbushur 80 vjec dhe ne Il Giornale ka folur, sigurisht per Interin dhe portieret. “Portiere si puna ime nuk do vijne me? Nuk eshte e vertete. Ka shume dhe per me teper akoma me te forte, si Lev Jashin, qe per mua ngelet me i miri nga te gjithe, dhe Gigi Buffon, qe do te kujtohet si nje nga me te medhenjte. Dhe mos me thoni se eshte i vjeter ose i mbaruar, sepse zemerohem. Me pelqen shume edhe Neuer i Bayern Munich”, pergjigjet numri 1 i Grande Inter i Herrera-s.

Po Handanovic i Interit nuk eshte nga me te miret ne bote?
“Eshte inferior vetem ndaj Buffon dhe eshte i destinuar te behet me i miri. Shume rralle kam nje numer 1 kaq te kompletuar. Jam nje admirues i tij”.

Cfare mendoni per nderrimin e pronesise midis Morattit dhe Thohir? Do e perforcoj Interin?
“Mbase mund ta perforcoje edhe ne nivel ekonomik, por humbet nivelin e dashurise per klubin. Moratti, ashtu si edhe familja e tij, e duan Interin, indoneziani nuk e besoj se do te provoj te njejten gje. Dhe kjo, ne nje kohe te gjate, mund te behet nje faktor negativ, mbi te gjitha nqse rezultatet sportive jane poshte pritshmerive”.

Po Mazzarri eshte personi i duhur per te hapur nje cikel te ri?
“Eshte trajneri ideal per tu kthyer ne fitore. Me kujton Herrera-n. Pragmatik, punetor, cinik. Eshte e nevojshme qe te lihet te punoje ne qetesi. Skuadra e tij po e tregon qe tani mentalitetin e tij luftarak”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags