Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

926 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sassuolo frenon, por Berardi kërkon kohë: dëshiron të reflektojë mirë për Interin. Zikaltërit të gatshëm ta presin

Sassuolo frenon, por Berardi kërkon kohë: dëshiron të reflektojë mirë për Interin. Zikaltërit të gatshëm ta presin
Rinor Sopaj

“Sassuolo vazhdon të frenojë, por Domenico Berardi kërkon kohë për ta thënë fjalën e tij për ofertën e Interit”. Ky është përditësimi i Gazzetta dello Sport për cështjen më të nxehtë të merkatos.
“Vëmendja e anësorit kalabrez (dhe të agjentit të tij) për ofertën e zikaltërve vjen së bashku me reflektimet e domosdoshme për një zgjedhje të rëndësishme si kjo – lexohet-. Për pjesën e mbetur, para 20 ditësh Berardi ishte pajtuar me klubin e tij aktual që mos ta pranoj propozimin e Juves dhe kjo e shpjegon pozicionin e klubit emilian në këtë fazë. Gjithashtu është e vërtetë që lojtari dëshiron të përfitoj nga ky time-out“.

Sipas të përditshmes italiane, Interi ka për qëllim transferimin e Berardit, pa marr parasysh pengesat. “Kjo ngjarje ka ngritur temperaturën në raportet në mes të Interit dhe të Juves. Po, sepse klubi nga Milano po i injoron polemikat, por nuk po heqin dorë dhe janë të gatshëm ta presin Domenicon”. Një situatë intrigante, ashtu sic e kanë konfirmuar edhe deklaratat e Squinzit. Por Berardi pëlqehet shumë dhe do të provohet për të edhe vitin tjetër në rast se tani vendos të qëndrojë edhe për një vit tek Sassuolo. Përshtypja është se, ashtu sic ndodh shpesh, vendimtare do të jetë dëshira e lojtarit. Alternativa aktuale mbetet Antonio Candreva, për të cilin zikaltërit kanë ofruar 16 milionë plus 2 bonuse, ndërsa Lotito vazhdon të kërkojë të paktën 25.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.