Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

260 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sassuolo-INTER, ja formacioni perfundimtar nga Inzaghi: “Me sa duket tekniku ka vendosur te besoje tek…”

Sassuolo-INTER, ja formacioni perfundimtar nga Inzaghi: “Me sa duket tekniku ka vendosur te besoje tek…”
Inter Club Staff

Eshte ndalesa e fundit e nje tour-de-force te gjate qe ka filluar perpara rreth tre javesh per zikalterit qe tashme e gjejne veten te luajne keshtu ndeshjen e shtate ne 21 dite.

Sot ne Mapei Stadium, kunder Sassuolos, qe vjen nga nje fitore 1-0 ndaj Salernitanes, perballe do te jene djemte e Inzaghit.

Zikalterit vine ne kete takim pas dy barazimesh: nje ndaj Atalantes ne Serie A dhe nje ndaj Shakhtar ne Champions League. Me shume shije te hidhur ka lene ai ne Kiev se sa ai ne San Siro.

TE REJAT E FUNDIT NGA SASSUOLO – Ne diference te asaj qe thuhej gjate javes, asnje problem per Consigli qe do te jete ne fushe rregullisht ne porte.

Dionisi nderkohe ka rekuperuar edhe Toljan, por Muldur mbetet ne avantazh per te luajtur si lojtar i krahut te djathte.

Per sa i perket te tjereve, 4-2-3-1 me Berardi, Djuricic dhe Boga pas shpines se Raspadorit mbetet nje siguri.

Asnje e re ne mesfushe ku Frattesi luan bashke me Lopez. Mbeten jashte Obiang dhe Romagna.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – Inzaghi mund te ndryshoje disa gjera ne krahasim me ndeshjen e Kievit.

Pritet rikthimi nga minuta e pare e Calhanoglu ne mesin e fushes bashke me Perisic ne krahun e majte.

Me pak mundesi per loje nga minuta e pare per Vecino, Vidal dhe Dimarco. Ne te djathte balotazhi i perhershem: Dumfries duket ne avantazh tani ndaj Darmian.

Ne mbrojtje ka konfirmim per te gjithe lojtaret dhe natyrisht edhe ne mesfushe per Barella dhe Brozovic.

Ne sulm, tekniku zikalter po shkon drejt nje konfirmimi te dyshes Dzeko-Lautaro, me Correa dhe Sanchez qe jane gati te japin kontributin e tyre gjate ndeshjes ne vazhdim.

FORMACIONET E MUNDSHME:

SASSUOLO (4-2-3-1): Consigli; Müldür, Chiriches, Ferrari, Rogerio; Frattesi, Maxime Lopez; Berardi, Djuricic, Boga; Raspadori.

Ne pankine: Pegolo, Goldaniga, Peluso, Ayhan, Toljan, Kyriakopoulos, Magnanelli, Harroui, Henrique, Traoré, Defrel, Scamacca.

Tranjer: Dionisi.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: Obiang, Romagna.

PREVIEW Sassuolo-Inter – Riecco Calhanoglu e Perisic. Conferma per Dumfries?

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.

Ne pankine: Radu, Cordaz, Ranocchia, D’Ambrosio, Kolarov, Darmian, Dimarco, Gagliardini, Vecino, Vidal, Sanchez, Correa.

Tranjer: Inzaghi.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: Eriksen, Sensi.

Arbiter: Pairetto.

Asistent: Longo e Margani.

Arbiter i Katert: Gariglio.

Var: Nasca (Peretti).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.