Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,305 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Scarpini, gazetari i Inter TV zbulon tratativen per Modric? “Javen e ardhshme te gjithe shpresojme…”

Scarpini, gazetari i Inter TV zbulon tratativen per Modric? “Javen e ardhshme te gjithe shpresojme…”
Inter Club Staff

Tashme e gjithe situata po behet e frikshme. 

Tifozet e Interit ne kete vere kane perjetuar dy situata te ngjashme dhe me perfundim te ndryshem per dy top-player.

I pari ishte Nainggolan ku kishte shume dyshime per vertetesine e lajmeve dhe ne fund ai erdhi ne Milano dhe veshi bluzen e Interit madje edhe perpara 30 qershorit (kujtojme problemet me FPF).

Ndersa i dyti isht Arturo Vidal, ku tifozet nuk kishin me dyshime qe ai do te vinte dhe po ashtu te gjitha gazetat e jepnin si te mbyllur kalimin e tij ne Milano por gjithcka doli se nuk ishte e vertete dhe Vidal perfundoi ne Barcelone.

Prandaj, ne kete moment sa here degjohet emri i Luka Modric ka shume pikepyetje me deshiren dhe endrren e Interit per ta realizuar kete tranferim por nga ana tjeter edhe skepticizmi se mbase gjithcka do te deshtoje.

Gjithesesi, tek Inter TV nese ka nje njeri qe nuk para flet per merkato, ai eshte Roberto Scarpini, komentator dhe gazetar historik i Interit (ai qe te gjithe e njohim si “e gol e gol e gol” qe hapet edhe Pazza Inter Amala).

Pikerisht Scarpini, pak minuta me pare ka folur jo dretperdrejte, por ne nje fare menyre ka konfirmuar nje tratative te mundshme te Interit me Luka Modric dhe Real Madrid.

Ja cfare ka thene ai:

“Javen e ardhshme do te rikthehen tre lojtaret kroat qe kane luajtur ne Boteror.”

“Jane tre, por te gjithe po shpresojme qe ata qe do te vijne do te jene kater. E natyrisht nuk e kam fjalen per Kalinic…”

Me shaka, Scarponi ka nenkuptuar se Interi ka tratativa te hapura me nje lojtar kroat por qe sipas tij nuk eshte Kalinic, sulmuesi i Milanit.

Pas gazetes AS, tashme edhe Scarpini ka konfirmuar ne nje fare menyre tratativen per Modric. Se cfare do te ndodhe askush nuk e di sepse merkato eshte e paparashikueshme por dicka eshte e sigurt: Modric-Inter nuk eshte thjesht nje thashethem vere, dicka po ndodh. A do ja dale Interi? Kjo nuk dihet ende dhe do duhet te presim edhe disa dite.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.