Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

767 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Scarpini: “Jose Mourinho nuk do te kthehet kurre tek Interi: ja pse!”

Scarpini: “Jose Mourinho nuk do te kthehet kurre tek Interi: ja pse!”
Inter Club Staff

Te shumta kane qene lajmet keto kohe per nje te ardhme si zikalter te Jose Mourinhon dhe rikthimin e bujshem te tij tek skuadra me te cilen ka arritur majen me te larte futbollistike si tranjer duke fituar edhe Tripleten.

Pikerisht per kete teme diten e djeshme ka folure dhe gazetari legendar i Inter Channel, Scarpini.

Roberto Scarpini ka folur tek Sport Italia pikerisht per zerat qe e shikojne Mourinhon tek pankina e Interit sezonin qe vjen.

Keto kane qene fjalet e tij: 

“Une mendoj se Jose Mourinho nuk do te rikthehet me kurre tek Interi. Tek skuadrat e tjera te tij ai ka fituar tek te gjitha, prandaj eshte rikthyer por ndryshimi eshte se ai tek asnje nga ato skuadra nuk ka fituar gjithcka si tek Interi.”

“E kuptoj qe eshte ne zemren e tifozeve te Interit por faktin se ai ka Interin ne zemer, por eshte nje realitet se ajo qe arriti me Interin eshte maja me e larte e karrieres se tij.”

“Une kam nje bindje personale qe ai deshiron ta ruaje kete imazh, kete dashuri qe ka per interistat dhe interistat per te.”

“Pastaj nuk besoj se ai do te mungonte respekt ndaj kolegeve te tij (Spalletti ne kete rast) pavarisht problemeve qe ka me ata kur ulet ne pankine.”

“Edhe ne Madrid lajmi qe mund te kthehej tek Reali doli ne pah vetem kur Solari pothuajse ishte larguar tashme dhe ai nderkohe kishte kohe pa nje skuader.”

“Por e perseris, per mua eshte e pamundur qe ai te rikthehet tek Interi. Nuk deshiron qe te ndryshoje imazhin e tij ne popullin zikalter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.