Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

200 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Scarpini: “Tre pike, nuk ka rendesi se si, grupi i lojtareve eshte”.

Scarpini: “Tre pike, nuk ka rendesi se si, grupi i lojtareve eshte”.
Ardis
  • On 08/10/2018, 0:46

Roberto Scarpini, drejtori i Inter TV, ka analizuar performancen e zikalterve kunder SPAL: “Nuk ka rendesi se si por duhet te fitonim tre pike. Komplimente SPAL-it, ka dhene gjithcka per te barazuar. Kundershtaret jane treguar shume te zote duke na “shpartalluar”, nuk kemi pasur shume raste te pastra ne pjesen e dyte.

Me pas e kemi marre nen komande lojen, dhe ne mendjen e skuadres ekzistonte vetem nje mendim: duhet te fitojme tre pike. Keto ndeshje behen shume te veshtira nese nuk realizon avantazhin, me pas behet shume e lehte per ta menaxhuar. Ata kane pasur me shume raste. Petagna, edhe ai vete nuk e di sesi e ka goditur topin ne “terzo anello”. Keto jane raste qe mund te ndryshojne ndeshjen. Nese ke vetem nje gol diference me kundershtarin, behet shume e veshtire.

Per fat u realizuar nje asist i Perisic dhe nje realizim i Icardit. Cfare i kerkojme me shume Icardit? Qe te realizoje tre gola ne ndeshjen tjeter. Ka bere nje ndeshje te madhe, ka bere mire edhe Spalletti me nderrimin e tij per ti dhene me shume freski mesfushes. Gagliardini per pak sa nuk realizoi gol. Gagliardini? Nje evidence e qarte qe ekziston nje grup qe bejne ate qe i kerkon trajneri. Me ka pelqyer shume Borja Valero, ka bere nje ndeshje inteligjente. Me ka bindur plotesisht. E drejte te thuash se nuk mund ta aktivizosh per 90 minuta, por nderrimet per kete arsye jane”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.