Schelotto zbulon gjithcka: “Golin e Milanit tatuazh e kam bere sepse ma urdheroi dikush: ishte pikerisht…”
I ndalur te flase per mikrofonat e Rcr Metro Barcelona, Ezequiel Schelotto, ish lojtar i Interit dhe ndeshkues i Milanit ne te kaluaren, ai sot luan per Racing Avellaneda ne Argjentine.
Ai eshte rikthyer te flase keshtu edhe per aventuren e paharrueshme qe ka pasur me fanellen zikalter ne Milano.
“Te luash per nje skuader aq te madhe sa Interi per mua ka qene nje sfide shume e madhe dhe nje kenaqesi e pamase.”
“Vajta aty kur isha 22 vjec, me lojtare qe ishin te konfirmuar, ka qene momenti me i bukur i te gjithe karrieres time.”
“Une kam shkuar aty kur isha i ri, por u gjenda mire duke punuar me kampione dhe mbi te gjitha me persona te medhenj.”
Nderkohe, gazetari e fton Schelotton te ndalet edhe te goli qe ka shenuar ndaj Milanit me fanellen e Interit qe ai e ka bere nje tatuazh tashme.
“Por, bera golin, qava si nje femije sepse ashtu e ndjeva. Kisha qindra emocione teksa shikoja stadiumin qe shpertheu.”
“Ricky Alvarez me dha nje urdher perpara ndeshjes: nese do te shenosh ne derbi, do duhet ta besh tatuazh. Une shenova dhe e bera. Kaq ishte historia”, e mbyll ai duke qeshur.