
Schick, Ausilio ne presing tek Zhang: “Duhet blere menjehere, te paguajme 25 milionet”. Vjen ok?
Pas prezantimit te Sabatinit, tashme Ausilio shpreson te kete rrugen e lire nga Nanjing per te mbyllur marreveshjen Schick.
Mendimi i drejtorit sportiv zikalter ka qene i vendosur: “Duhet te blihet ku djalosh, e te paguajme klauzolen prej 25 milione eurosh dhe e leme nje vit tek Sampdoria”.
Vete Sampdoria duket se ka provuar ti rinovoje kontraten cekut dhe ka tentuar te rrise klauzolen ne 40 milione euro, por Ferrero duket se i ka humbur shpresat per kete gje duke qene se pergjigjja qe ka mare nga lojtari ka qene negative. Puna diplomatike e Ausilios i ka garantuar Interit nje avantazh te madh kundrejt konkurences, por nje pritje e metejshme mund te axhitonte jo pak agjentin e lojtarit dhe mund te hapet nje gare e vertete per te siguruar sherbimet e lojtarit. Juventusi ka qene gjithmone e kujdesshme per te dhe pikerisht per kete arsye Marotta ka ftuar Massimo Ferreron ne Juventus Stadium te marten ne ndeshjen e Champions: nje sinjal jo i mire per Milanon. Por interes per lojtarin ka shfaqur edhe Roma me Napolin, gjithesesi Interi ne kete moment eshte ne avantazh. Topi i ka kaluar Zhang Jindong!
(Gazzetta dello Sport)