Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

465 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sconcerti, cfare sulmi ndaj Barella: “Nuk e di ku ja shikoni te miren: ai nuk eshte per Interin por ka nje nivel me…”

Sconcerti, cfare sulmi ndaj Barella: “Nuk e di ku ja shikoni te miren: ai nuk eshte per Interin por ka nje nivel me…”
Inter Club Staff

Nicolò Barella nuk eshte nje lojtar per Interin. Por ai eshte per nje skuader me nivel me te dobet.

Ky gjykim eshte me te vertete surprizues dhe vjen direkt nga goja e Mario Sconcerti, gazetar i njohur italian.

Ne hapsiren e tij per Calciomercato.com, Sconcerti komenton keshtu ndodhite e fundit nga Interi.

“Interit i mungon shume kualitet, i mungon eksperienca ne nivel nderkombetar, i mungon personalitet.”

“Nuk ka lojtare qe e marrin perdore. Kur luan mire, mekanizmi funksionon se i kane mesuar levizjet si nxenes shkolle permendesh.”

“Por nese do te luash gjate mire, duhet te mos gabosh, e pikerisht kur nuk duhet te gabosh, vijne gabimet per djelmoshat e Interit.”

“Shume lojtare te Interit aspirojne te behen fitues, por jane pak ata qe kane qene fitues ndonjehere ne karrieren e tyre.”

“Po ju jap nje shembull: Barella dhe Gagliardini jane nje dyshe e mrekullueshme mesfushe per Romen, per Fiorentinen, por jo per Interin. Nuk e di ku ja shikon te miren per nje skuader si Interi.”

“Kam shume dyshime Conten dhe per menyren se si ai i zgjedh lojtaret ne merkato: preferon ndonjehere me shume sasine se sa klasin.”

“Ne Italine e tij, qe per mua mbetet arritja e tij me e madhe, ishte ajo e Giaccherinit dhe Pelle.”

“Interi tani eshte popullore dhe e ngadalte. Pa pasur asnje lojtar qe ben diferencen. Shkon perpara vetem per menyre spontane.”

“Por ne fakt, heren e fundit arriti te fitonte me 5 zevendesime nga stoli. Dhe ketu duket se tranjeri nuk ka zgjedhur aspak kualitetin ne merkaton e kaluar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.