Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

875 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sconcerti: “Inter, peshojne limitet e Spalletti-t”.

Sconcerti: “Inter, peshojne limitet e Spalletti-t”.
Ardis
  • On 23/12/2018, 19:57

Ne Corriere dello Sport, gazetari Mario Sconcerti ka analizuar momentin e Interit, dje i paafte te fitoje ne Verona kunder Chievos:

“Eshte e rende misteri i Interit. Ka blere 7 lojtare qe te gjithe i kane etiketuar blerje te mira (De Vrij, Nainggolan, Politano, Lautaro, Keita, Vrsaljko, Asamoah) qe me pas zbulojne qe gjithcka po shkon keq”.

“Pse? Mbi ke rendojne pergjegjesite? Personalisht e kam simpatizuar shume Spallettin dhe vazhdoj ti qendroj asaj ideje, por mendoj gjithashtu edhe per limitet e tij. Nuk eshte me nje djalosh, eshte 60 vjec”.

 

“E ben kete pune qe prej 20 vitesh dhe ka fituar vetem nje here ne Rusi. Ne nivelet e larta trajneri duhet te jete ose nje vella ose nje pike referimi e veshtire, koherent edhe me gabimet e tij. Mbas kaq shume sezonesh, mbas 55 ndeshjeve me Interin, Spalletti nuk me duket as njeri dhe as tjetri”.

“Shume diskutime mbi zevendesimet, shume permisime qe nuk kane lindur kurre, shume zgjedhje ne merkato jo te sugjeruara, perkundrazi te humbura ose te pesuara. Nje trajner i tille eshte shume i rrezikshem sepse me vete sjell edhe nje besim qe jo shpeshhere shperblehet”.

“Nuk do ta largoja asnjehere kaq thjeshte por nuk je asnjehere i bindur qe eshte me i miri. Eshte nje gote gjysem e mbushur, gjeja me e keqe ne futboll. Tashme mund te themi se cfare nuk eshte Spalletti: nje ndryshim”.

“Humbet paster ne perballjet kunder Allegrit dhe Ancelotti-t, jep me pak se ata ne motivimin dhe rritjen e lojtareve. Nuk zbulon, nuk organizon, ndersa te tjeret qendrojne te rinj ne ide pavaresisht shume viteve”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.