
Sconcerti nuk ndalet, cfare sulmi ndaj tranjerit zikalter: “Po ky Conte, nuk mendon se eshte pikerisht ai…”
Gazetari i njohur Mario Sconcerti ka folur edhe njehere per problemet e Interit dhe per pergjegjesin e humbjes se djeshme.
Sipas tij, ai eshte Antonio Conte dhe e ka thene kete gje ne rreshtat e artikullit te tij ne Calciomercato.com ku nuk eshte hera e pare qe sulmon tranjerin e Interit.
“Nuk i dashuroj ekzagjerimet e Contes. Thote gjera qe ai i ka studiuar dhe i thote sikur ka lexuar shkrime te shenjta te bibles apo te ndonje libri fetar.”
“Thote, me sulmoni mua, lereni skuadren te qete. Por pervec faktit se ne i zgjedhim vete armiqte tane, te qendroje i qete sepse do sulmojme edhe ate.”
“Mendoj se ai ka shume pergjegjesi per fatin e kesaj skuadre. Kjo skuader ka pak kuualitete, pak loje dhe shume urdhra per te ndjekur.”
“Eshte shume e veshtire te besh nje futboll te madh kur duhet te shkosh sezben dhe me patjeter me vullnetin e te tjereve.”
“Ai thote akoma: nese dikush nuk eshte prej Interi apo skuadre te madhe, nuk ka vend ne Milano.”
“Por le te ndalemi tek ai: eshte eleminuar ne turnin e pare te Champions League, ne turin e dyte te Kupes se Italise, ka humbur dy here ndaj Juventusit dhe ka Atalanten mu tek kaviljet ne Serie A.”
“Nuk e ka menduar akoma qe mund te jete pikerisht ai problemi i ketij Interi? Apo sdo e kete menduar akoma?”
“Ne mund te mos sulmojme lojtaret por kemi nje kusht: ai duhet te dije te sulmoje veten e tij.”
“Thote ne fund: une dua qe lojtaret e mi te vuajne vetem 1% te asaj qe fvuaj une. Eshte ky imazhi universal i shpirtit te Contes.”
“Une jam vuajtja e te gjitheve ju, jam ai qe vuan ne pafundesi. Ju jo.”
“Por sa per te thene dicka qe qendron, lojtaret e Interit do donin qe ai te kuptonte te pakten 5% te asaj qe kuptojne ata ne fushen e lojes. Do te shkonte me mire apo me keq?”
“E kam thene edhe me pare, kjo skuader duket pa busull ne fushen e lojes dhe nese ndodh dicka e papritur, ata e humbasin rrugen.”
“I gjithe faji eshte i vjershave qe Conte u ka mesuar dhe qe lojtaret i recitojne permendesh ne fushen e lojes.”
“Nuk mund te vazhdohet keshtu, Interi kerkon me shume se sa kaq si skuader e madhe. Nuk eshte mjaftueshem.”
“Pastaj, te jesh me i paguari ne Serie A duhet ta meritosh. Ka nje motiv. Por ky motiv, deri me tani, nuk ekziston.”
“Interi duket nje kopje (e shemtuar) e sezoneve te shkuarra ne kete moment. Asgje nuk ka ndryshuar edhe pse me nje merkato milionere.”