Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 20, 2019

Scroll to top

Top

1,491 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Seedorf telefonon Zanettin dhe Ausilion…

Seedorf telefonon Zanettin dhe Ausilion…
Xhorxh Gellci

Eshte shume i cuditshem skenari i sjelle kete mengjes nga Corriere della Sera, nje nga gazetat kryesore ne Itali: “Clarence Seedorf i vetepropozohet Interit. I shkarkuar nga Milan jo pa polemika (aq sa hollandezi ka filluar proceset gjyqesore per te marre nje demshperblim nga ish klubi i tij), tani Seedorf po studion terrenin me zikatlerit per te avancuar kandidaturen e tij ne rast te largimit te Walter Mazzarrit.

Nuk eshte nje mister qe trajneri aktual nuk e bind plotesisht Erick Thohir qe ka reflektuar shume para se ta konfirmoje. Seedorf (i afert me disa njerez ne ambjentin zikalter) ka treguar disponueshmerine e tij me pare tek Javier Zanetti, mik i ngushte i tij, por qe per momentin nuk ka fuqi vendim-marrese, pavaresisht rolit si zevendes president. Pastaj duket se ka patur edhe nje kontakt me Piero Ausilio, te cilit i ka thene te njejten gje. I zhgenjyer nga aventura e tij tek Milan, Seedorf kerkon hakmarrje tek skuadra e pare e qytetit. Por fati eshte ne duart e Mazzarrit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.