Inter, cfare te ardhme e pret Ivan Perisic? Bild frikeson zikalterit: “Javen e kaluar, Bayern Munich ka takuar agjentin e Sane.”
Cfare te ardhme e pret Ivan Perisic sezonin e ardhshem?
Sulmuesi kroat i klasit 1989 eshte ne huazim nga Interi te Bayern Munich deri ne fund te qershorit kur bavarezet mund te vendosin nese duhet ta blejne duke i dhene Interit 20 milione euro ose jo.
Ivan Perisic kete vere ka qene plani B i Bayern, duke pare se objektivi kryesor i gjermaneve ka qene Leroy Sane nga City.
Me pas kjo tratative u ndalua sepse ai u demtua rende ne Communiti Shield ne fillimin e gushtit duke bere qe bavarezet te hidheshin ne sulm per sulmuesin ne pronesi te Interit.
Por sipas asaj qe shkruan Bild, ne javen e fundit ka pasur nje takim ndermjet David Gardner dhe agjentit te Leroy Sane dhe Giovanni Branchini, nje agjent shume influent per dinamikat e Bayern Munich.
Argumenti? Nje transferim potencial ne Munich i Sane. Blerja e Perisic – qe deri me tani ka luajtur 6 ndeshje dhe ka shenuar 2 gola e ka dhene 2 assist ne 305 minuta totale – nuk eshte me aq i sigurt sa u dukte disa dite me pare.