Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

784 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sensi i prish komplet planet e merkatos Interit? “Lojtari i ka bere me dije Marottes se nuk ka ndermend te…”

Sensi i prish komplet planet e merkatos Interit? “Lojtari i ka bere me dije Marottes se nuk ka ndermend te…”
Inter Club Staff

Ne kete moment Inter po ben disa vleresime serioze per lojtaret qe ka ne skuader dhe per te ardhmen e elementeve te saj.

Nderkohe, diten e djeshme eshte folur per nje mundesi reale per largimin e Stefano Sensit qe ende nuk e ka marre veten psikologjikisht pas demtimeve te shumta.

Lojtari qe prej demtimit ne Genova ndaj Sampdorias eshte rikthyer por kurre nuk ka qene lojtari qe te gjithe njohim.

Ai tashme nuk eshte me as nje mundesi e pare per Inzaghin, i cili shpesh here ka zgjedhur Gagliardinin, Vidal dhe Vecino perpara italianit.

Per kete arsye, Marotta kishte menduar nje plan per huazimin e tij ne janar por duket se Sensi i ka prishur planet drejtuesve zikalter.

“Lojtari italian nuk deshiron aspak te largohet nga Interi dhe mendon se ende mund te jape shume per skuadren.”

“Ai per me shume ka shprese se do te rritet ne kendveshtrimin e Inzaghit dhe do te marre me shume mundesi gjate muajven e vazhdim.”

“Per me shume, ai nuk e shikon te logjikshme nje kalim te Sassuolo per shembull, sepse tek Interi mund te kete mundesine per te fituar Sccudeton perseri kete sezon.”

“Edhe pse diku tjeter mund te luaje shume me shume minuta dhe mund te rifitoje vendin ne Kombetaren e Italise, Sensi shikon me prioritet qendrimin ne Milano.”

“Priten zhvillime te tjera ne ditet ne vazhdim, por kokfortesia e lojtarit mund te beje qe Marotta te heqe dore nga nje plan i tille.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.