Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 24, 2021

Scroll to top

Top

669 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sensi, ja levizja revolucionare qe ka bere Conte me te dhe Brozovic!

Sensi, ja levizja revolucionare qe ka bere Conte me te dhe Brozovic!
Inter Club Staff

Stefano Sensi po tregon nga ndeshja ne ndeshje se eshte blerja me e cmuar e te gjithe merkatos se veres se Interit.

Ai erdhi si nje regjist dhe per te luajtur ne vend te Brozovic kur ky i fundit te kishte nevoje per te pushuar, por tashme ish-lojtari i Sassuolos  ka fituar nje vend titullari ne mesfushe dhe i ka shtuar Interit cilesi te medha.

“Levizja e pare e revolucionit ka qene vete revolucioni. Interi bleu Sensin dhe mendoi: “erdhi nje playmaker”.”

“Por ne fund kjo eshte vetem nje gjysme e vertete, por gjysma tjeter e kesaj historie i ka dhene Interit ate qe duhej per vendin e pare ne keto gjashte jave.”

“Conte ka ditur ta lulezoje skuadren duke i dhene ide dhe intensitet skuadres dhe me sa duket levizja per te luajtur me dy playmaker ne fushe ka dhene efektin e saj.”

“Sensi eshte mendja e sulmit por edhe qetesia e nevojshme e fazes ofensive shpesh here.”

“Por Sensi eshte edhe ‘tuttocampista’ (mesfushori gjithckaberes) qe ka lene me ne fund Brozovic pa detyren e veshtire per te qene e vetmja mendje ne fushen e lojes.”

“Ne 6 ndeshjet e para te Serie A, Sensi ka bere 77 pasime per Brozon dhe ka marre nga ai 80 topa.”

“Ata kerkohen dhe gjehen ne mesin e fushes, duke i dhene keshtu mundesi edhe te gjuajne here pas here por edhe te gjejne shoket me assist.”

“E gjitha ceshtje kohe dhe hapsire, jane detaje fituese. Por levizja revolucionare mban firmen e Contes qe besoi te luante me dy playmaker dhe deri me tani ka dale nje levizje fituese.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.