Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

698 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sensi: “Kam arritur ate qe as nuk e kisha imagjinuar: Interin. Conte? Ja cfare urren me shume ai.”

Sensi: “Kam arritur ate qe as nuk e kisha imagjinuar: Interin. Conte? Ja cfare urren me shume ai.”
Inter Club Staff

Ne mikrofonat e DAZN, Stefano Sensi ka folur per impaktin e tij ne ambjentin zikalter, ambicjen e klubit dhe ka shpjeguar mire filozofine e Antonio Contes. 

Ai e nis me disa fjale per teknikun e Interit, duke kaluar tek stadiumi dhe tifozet dhe e ka mbyllur me Lukakun dhe ambicjen e klubit.

CONTE – “Ndihem shume mire me te. Puna e tij ska te paguar dhe vjen perpara cdo gjeje. Sigurisht qe me dedikim dhe deshire mund te bejme gjera te rendesishme.”

“Gjeja e pare qe me ka prekur menjehere ka qene mentaliteti fitues qe na eshte transmetuar qe ne stervitjen e pare, qe tek ndeshja e pare mes nesh. Ja kam dale ta kuptoj menjehere cfare kerkon dhe cfare urren me shume: pertacine.”

“Ai e urren kur lojtari le nje top sepse perton te vrapoje. E shikon si dicka qe e demton skuadren. Ai pretendon personalitet nga skuadra per cdo top. Conte me ka thene gjithashtu ne fillim se ka shume besim tek aftesite e mia.”

“Pastaj Marcelo Brozovic eshte nje djale per shembull me te cilin ndihem shume mire ne mesfushe, duket sikur njihemi prej kohesh. Nuk mendoja se do te ndihesha kaq mire qe ne fillim.

SAN SIRO DHE TIFOZET – “Nuk po pres dot momentin e pare kur te luaj ndeshjen e pare per te ndjere tifozet dhe dashurine e tyre ndaj fanelles. Objektivi yne eshte ti bejme sa me shume te lumtur dhe ti bejme krenare per fanellen.”

“Ne do te djersisim ne fushe sa here te zbresim dhe do te luftojme edhe per ta. Kam ardhur ne nje pike ku nuk e kam imagjinuar se do te arrija dot kurre. Tani jam i bindur qe jam ne skuadren e duhur dhe ne momentin e duhur.”

“Nuk mendoj se jam rritur ende 100%, por jam ne nje pike te duhur fale shokeve dhe fale tranjerit qe po me jep ndihmen e duhur.”

“Te gjithe me kane pritur me se miri dhe me kane bere te ndihem si ne shtepi. Objektivat tane jane te rendesishem dhe ambicioze. Nuk duam qe ta kemi hapin me te madh se kemba. Vetem keshtu mund t’ja dalim.”

LUKAKU DHE AMBICJA E KLUBIT – “Lukaku? Eshte nje futbollist i nje niveli teper te larte. Eshte nje tulle shume e rendesishme ne ndertimin e skuadres sone.”

“Ka fuqine dhe mentalitetin e duhur. Ambicja e klubit duket qe tek blerjet dhe mund te bejme dicka teper te madhe. Objektivi im eshte i njejti me klubin: deshirojme te bejme dicka te madhe. Nuk mendoj per asgje tjeter por vetem per kete gje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.