Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 20, 2019

Scroll to top

Top

764 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sensi, Marotta e mbylli transferimin ne 48 ore por Interi duhet te falenderoje dike tjeter per rrembimin ndaj Milanit

Sensi, Marotta e mbylli transferimin ne 48 ore por Interi duhet te falenderoje dike tjeter per rrembimin ndaj Milanit
Inter Club Staff

Sot per sot, Stefano Sensi eshte blerja me e mire e veres ne shtepine Inter por mbase edhe ne te gjithe Serie A. 

Mesfushori italian po tregon ndeshje pas ndeshje te gjithe kualitetet e tij dhe ka hyre ne zemrat e tifozeve zikalter me golat e tij dhe lojen.

Calciomercato.com ka zbuluar se kush ka qene ai qe e ka sjelle tek Interi lojtarin edhe pse tratativa eshte bere totalisht nga Marotta.

Ne fakt, sipas tyre, nderkohe qe Marotta mbyllte marreveshjen, ka qene dikush tjeter, interist i hershem por i sapo kthyer ne skuadren zikalter ai qe ka bere per vete Sensin me fjalet dhe prezantimin qe i ka bere per Interin.

Ja cfare shkruan Calciomercato: “Njeriu qe ka sjelle tek Interi lojtarin ka qebe Beppe Marotta, por e gjithe regjia ka qene e Lele Orialit qe e njeh mire lojtarin nga Kombetarja Italiane.”

“Ai ka folur me te, e ka ftuar dhe i ka prezantuar Interin dhe cfare Interi mund ti jepte atij.”

“Mancini ka qene gjithmone ne kombetare nje njeri qe e ka pelqyer shume por Oriali eshte ai qe e ka studiuar hap pas hapi bashke me Conten per kualitet, talent dhe kohen e adaptimit te shpejte qe mund te kishte. Keshtu, u tha-u be.”

“Me pas e gjitha eshte histori: marreveshjen e mbylli pikerisht Marotta fale mardhenieve shume te mira me Sassuolon: plusvalence plus te rinj te tjere per Sensin qe brenda 48 oresh u vesh zikalter fale nje huazimi me te drejte blerje.”

“Marotta arriti te ulte dhe kerkesen fillestare prej 35 milione eurosh qe kishte Sassuolo.”

“Kontakti me agjentin Giuseppe Riso ka qene shume i rendesishem per te rene dakort per kontraten ne vetem pak ore dhe keshtu Interi gezon per nje diamant te rralle qe ka ne skuader.”

Por cfare ndodhi ne te vertete me Milanin? Po, skuadra e Milanit e ka ndjekur per muaj e muaj te tere lojtarin dhe per disa jave e kane pasur ne grusht Sensin.

Ne momentin e ofertes se vertete, Maldini ka ofruar nje te huaizm dy vjecar por pa garanci per blerjen e lojtarit, formule qe nuk i ka pelqyer aspak Sassuolos por as vete lojtarit.

Ne kete moment eshte futur Interi ne loje dhe Sensi sapo e ka marre vesh kete gje ka thene po menjehere edhe per nje rroge me te ulet nga ajo qe mund ti ofronte Milani per ti mbushur mendjen.

Me pas, Milani eshte hedhur ne sulm per Bennacer ndersa pjesa e mbetur eshte histori. Sensi kaloi ne Milano, por tek Milano qe vlen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.