Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,376 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sepse kur ke dhene shume duhet te largohesh dhe te lirosh vendin

Sepse kur ke dhene shume duhet te largohesh dhe te lirosh vendin
Ardis
  • On 21/06/2013, 14:03

Inter eshte duke u projektuar drejt se ardhmes. Merkato eshte e shfrenuar: shume emra dhe shume tratativa. I fundit persa i perket tratativave eshte Ishak Belfodil, me nje shkembim me Parme-n, Cassano-n dhe Silvestre-n per Belfodil. Por lajmet jane te shumta dhe Inter-i i Tripletes, ne fakt, eshte shperbere.

Te sigurte qe do te qendrojne zikalter jane Javier Zanetti, Walter Samuel, Esteban Cambiasso dhe Diego Milito. Nuk mund te thuhet e njejta gje per Cristian Chivu dhe Dejan Stankovic, dy lojtare me peshe tek Inter-i kampione e te gjithave, mund te largohen kete vere.

Shume gjera jane thene per senatoret. Eshte thene se ekziston Klan i Asado-s (Clan dell`Asado), eshte dikush tjeter qe vendos ne vend te trajnerit, eshte folur per nje president Moratti shume te frikesuar. Ndyresite e zakonshme, qe jane humus-i ideal i tifozit italian (gjithashtu edhe zikalter) kur sezoni nuk shkon mire dhe fitoret behen thjesht kujtime.

Ja pra, pikerisht: kujtimet. Te jetosh me kujtime nuk eshte shume e mire per shendetin, por ne te njejten kohe nuk eshte e drejte ti harrosh te gjitha ne emer te ndryshime radikale imagjinare. Ata qe ne jemi sot, derivohet nga ata qe kane qene dje. Duke pershire edhe gabimet. Te hedhesh balte mbi ate qe ka ndertuar historine dhe legjenden e Inter-it eshte me te vertete nje loje e piset dhe prej frikacaku. Te ofendosh apo te fyesh lojtare qe na kane dhuruar momente te paharrueshme, te shkruajtura ne faqet e historise, eshte nje gje qe nuk ta pranoj kurre.

Te njohesh meritat e nje lojtari, nuk do te thote qe ta mbash ate person ne skuader deri ne moshen 50 vjecare ose te jete titullar vetem prej statusit «me eksperience» (i vjeter). JO. Te njohesh meritat do te thote mirenjohje dhe respekt per ata qe kane nderuar fanellen, edhe mbi te gjitha ne humbje. Gjykimi teknik eshte dicka tjeter, sepse «kur ke dhene shume duhet te largohesh dhe te lirosh vendin», sic eshte teksti i kenges se Luciano Ligabue. Praktikisht Inter-i i Mancini-t dhe i Mourinho-s, nuk ekziston me por kush nuk ka besim nuk e shikon.

Por historia duhet te respektohet, dhe jo te shkelet me kembe. Shume eksitim, shume playstation, shume pay-tv. Por pastaj, kur ne shikojme respektin, p.sh., qe kane ne Premier League per  legjendat e se kaluares, te gjithe ne qendrojme te friksuar dhe te magjepsur, prej ajrit historik qe marrim fryme. Dhe pyesim: «Pse nuk jemi edhe ne si ata». Ja pra pyeteni. Dhe, nderkohe qe prisni te merrni nje pergjigje qe t`ju pershtatet, mos i peshtyni ne fytyre atyre qe ju kane bere te qani nga gezimi dhe vazhdojne ta bejne akoma, kur i shikoni pamjet e perseritura ne TV te finales se Madrid-it. Kjo quhet njohje te meritave te lojtarit, per tu mos u ngaterruar me nostalgjine apo miopine.

Editorial nga Alessandro Cavasinni per FcInterNews.it

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.