Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

577 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Serie A: lojtari me i sakte ne Itali per pasime eshte nje zikalter! E pabesueshme, por eshte nje mbrojtes…

Serie A: lojtari me i sakte ne Itali per pasime eshte nje zikalter! E pabesueshme, por eshte nje mbrojtes…
Inter Club Staff

Pas ndeshjes me torinon, pyetjes direkte per motivin se pse ishte lene ne stol Joao Miranda dhe pse ishte hedhur ne fushe Stefan De Vrij edhe pse mbrojtja ishte me tre, Luciano Spalletti u pergjigj qarte.

“Zgjodha De Vrij perpara Mirandes sepse hollandezi ka me shume qef te ndertoje loje”, tha Spalletti pas ndeshjes.

Por nese hapim statistikat, dalim ne nje perfundim qe ai qe ka ndertuar me shume dhe qe ka pasuar me shume dhe me sakte eshte shoku i repartit te tij.

Po flasim per Milan Skriniar, qe me sa duket, eshte nje nga lojtaret me te mire ne Serie A ne kete aspekt.

Sllovaku, sipas asaj qe tregon website i specializuar i statistikave Whoscored, eshte lojtari me i sakte per sa i perket pasimeve.

Kjo statistike eshte per te gjithe lojtaret qe kane luajtur te pakten nje ndeshje nga minuta e pare ne kete sezon te Serie A.

Deri me tani, Skriniar ka nje saktesi prej 95,4% ne pasimet e tij dhe ajo qe te bie me shume ne sy eshte se si nje mbrojtes eshte lojtari me me shume pasime te sakta ne Serie A.

Nje arritje tjeter per mbrojtesin e Interit qe duket se nuk ka aftesi te mira vetem pa top por nje nga pikat e tij te forta eshte edhe loja me top ne kembe.

Gjithmone e me shume, ndeshje pas ndeshje, Milan Skriniar vazhdon te tregoje se eshte nje nga blerjet e te bukura te Interit ne vitet e fundit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.