Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

156 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sevilla po tenton ti rrembeje Interit nje super talent ne merkato? Marotta i shqetesuar, kishte menduar…

Sevilla po tenton ti rrembeje Interit nje super talent ne merkato? Marotta i shqetesuar, kishte menduar…
Inter Club Staff

Paraqitjet shume te mira te bera nga Zinho Vanheusden me bluzen e Standartit te Liezhit, nuk kane kaluar pa u vene re.

I riu belg ka shfrytezyar keshtu ne menyren me te mire vitrinen e re ne kampionatin belg per tu vene ne dukje.

Ai ka luajtur edhe ne Europa League, ku shume skuadra e kane ndjekur nga afer dhe paraqitjet e tij kane qene teper pozitive.

Interi me ne krye Marotten po vlereson nje rikthim te tij, por me sa duket, do te jete shume e veshtire.

Kjo sepse tashme gjysma e europes eshte vene pas tij dhe do te jete e veshtire qe te bindet Standarti i Liezhit ta shese ne nje cmim me te ulet tek Interi.

Sipas lajmeve te fundit, konkurenti me i madh i Interit ne kete moment eshte skuadra e Sevilla me ne krye Monchin, ish-drejtuesin e Romes.

Sipas Estadio Deportivo, mbrojtesi i lindur ne 1999 ka perfunduar ne shenjestren e ketij te fundit per te zevendesuar brazilianin Diego Carlos, qe pritet te largohet nga klubi andaluzian.

Nderkohe, Marotta po mendon per nje kunderpergjigje, pse jo, duke i ofruar Standartit nje tjeter lojtar te talentuar nga Primavera ne shkembim te kartonit te tij, emri i te cilit, nuk behet me dije.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.