Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

738 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sezoni 2019/20 nën lupën e numrave: “Ja nota ime per merkaton e ketij vitit e zberthyer totalisht.”

Sezoni 2019/20 nën lupën e numrave: “Ja nota ime per merkaton e ketij vitit e zberthyer totalisht.”
Inter Club Staff

Këtë merkato do e analizoj përmes numrave duke krahasuar edhe me një vit më parë dhe analiza repart për repart.

Më në fund pas 3 vitesh vuajte Interi doli nga regjimi Setlement agreement (bli aq sa shet). Kujdes nuk duhet ngatërruar me Fair Play Finaciar, nën monitorimin e të cilit do jemi gjithmone (studiohen bilancet e klubit 3 vitet e fundit).

Interi i sezonit 2019/20 i hodhi themelet që në 13 dhjetor 2018 kur u zyrtarizua Giuseppe Marotta si Drejtues i Përgjithsëm i zikaltërve. Një TOP në rolin e tij në Itali dhe jashtë.

Levizja e parë e Don Beppes me bekimin e  Sunning sic edhe pritej ishte emërimi i trajnerit të ri Antonio Conte, të cilët të dy bashkë ringritën Juventusin.

Pra kjo merkato u kushtëzua nga ardhja e trajnerit të ri (bazuar në  skemën e tij të preferuar 352) por sigurisht më shumë u kushtëzua nga ngjarjet e shkurtit, dhe si rrjedhojë dalja publike e Marotës për nxjerrjen e Icardit e Naingolan jashtë planeve të klubit.

Ky është Interi 2019/20 i paraqitur me anen e nje tabele:

Por si u formua ky ekip le ta shikojmë më poshtë.

BLERJET E BERA

Nën direktivat e dëshirat e Contes, aftësive negociuse të Ausilios, eksperiencës dhe prepotencës në botën e egër të merkatos të Beppe Marotës Interi afroi keto lojtar:

Sigurisht përveç se të blesh duhet edhe të shesësh për efekt  numerik të lojtarve ashtu edhe  efekt ekonomik (vlerë kartoni dhe pagë).

Duke patur parasysh sezonin jo edhe aq pozitiv dhe problemeve jashtë fushe lojtarët e zikakltër nuk kishin edhe aq kërkesa sidmos ata që ishin jashtë planeve të trajnerit.

Si rrjedhojë të gjithë u dhanë borxh me të drjtë blerje. Ndërsa disa të rinj premtues u shitën përfundimisht. Si më poshtë:

* Vrsajlko u pagua vëtëm gjysëm sezoni dhe u zëvendësua nga  Cedric Soares

** Këta lojtar që u shitën nuk ndikojnë të vlera në ekipin e ri pasi nuk ishin pjesë e ekipit as vjet por janë pasqyruar për efekt shitjesh.

*** Ishte borxh nga Monako dhe nuk u ble.

Nga dy tabelat më sipër vihet re:

Pa u marë me emrat se ato njihen tashmë nga të gjithë, ajo qe bie në sy është që me rreth 129 milion euro të shpenzuara ekipi është përforcuar me 10 lojtar që vlerën në treg e kanë gati dyfish(235 milion) ku sigurisht pëshën më të madhe e numri 9  Romelu Lukaku.

Këto blerje janë realiziuar me shumë pak shitje lojtarësh të rinj dhe nga të ardhurat e klubi.

Këtu duket forca ekonomike e Suning i cili bëri të mundur që merkatoe  Interit mos bllokohej as nga tekat e Icardit për të qëndruar me dhunë dhe as nga mungesa e shitjeve të lojtarve të tjerë.

Përvecse vlera e lojtarve të ardhur është pak me e madhe se e atyre te larguar, më i rëndësishëm ishtë largimi i atyre elementëve ose problematik jashte fushe (Icardi, Nianggolan) ose qe ju kishtë mbaruar cikli (Perisic,Miranda) ose atyre te panevojshëm (Joao Mario, Dalbert).

Janë realizuar edhe disa blerje të rinjsh si portieri Brazilian Brazao, Salcedo, etj, por që nuk kanë ndikim në sezonin e ri pasi janë dhënë borxh.

Në sektorin e pagave duket nje ulje e lehtë e totalit të atyre që erdhën kundrejt atyre që u larguan.

Duhet patur parasysh se janë larguar  se 5 lojtarët më të paguar të sezonit kaluar por është rritur paga e atyrë që erdhën në nivele të larta qe nuk ishin parë qe nga koha e tripletës(Lukaku, Godin).

Pagat bruto janë ulur pak falë një ligji Itë ri Italian i cili favorizon at ate huaj qe vijnë nga jashtë italisë  cili ul taksat e pagës nga 45% në 35% (Interi ka përfituar goxha që me Conten deri te Sanchez)

Vlen të theksohet se në sektorin e pagave nje peshë ka edhe Antonio Conte, i cili ka një super pagë për nivelet e Serisë A

Le ti analizojmë repartet me radhë duke marë për bazë skemën tipike të Contes 352.

PORTA: Pa ndryshuar. Pa note!

MBROJTJA: Nëse vjet mbrojtja u përmisua ndjeshëm me De Vrij këtë vit u përmisua akoma më shumë me ardhjen e nje Monumenti të mbrojtes së Atletiko Madrid, Diego Godin me 0 lek për të formuar bashkë edhe me Skrinar një mur  tresh para Handanovic).

Dambrosio nje “Zanetti” që luan kudo qe i  kërkohet këtë sezon do rreshtohet në batërine 6 mbrojtësave bashkë me të riun premtues Bastoni. Nota 10!

MESFUSHA: Serisht mesfusha ishte reparti më problematik, Radja Naingolan nuk u paraqit ashtu sic duhej, disa dëmtime dhe problemet jashtë fushe me disiplinën ndikuan në paraqitjet e tij dhe ne nuk e pamë kurrë Naingolanin që ishim mësuar të shikonim me Spalletin te Roma.

Në mesfushë përvec Radjas u largua edhe Joao Mario i cili në 3 vite nuk lidhi kurrë me Serine A dhe nuk u pa as çerkeu i Joaos kampion Europe.

Pjesa tjetër e mesfushës nuk u ndryshua. Në repartin kryesor të ekipit erdhën dy prurje: Barrella i cili ërdhi pas një tratative super të gjatë me Cagliarin për të zëvendësuar pikërisht belgun.

Ndërsa Sensi dukej sikur erdhi më shumë si operacion plusvalencashme Sasuolon alla Politano dhe do ishte zëvendësues i Brozovic, por që në ndeshjet e para miqësore dhe sidomos 2 të para ne kampionat italiani vogel jo vetëm ishte më iI mirin ë fushë por mahniti tifozët me lëvizjet si Andres Iniesta duke fituar zemrat e interistave.

Krahët, të cilët janë çelësi i lojës së Contes; titullarët ish trajneri Chelsea i kishtë piketuar pa ardhur akoma, pas i njihte mirë, Asamoah tek Juventusi në të majtë dhe Antonio Candreva (i cili gjithesi vjen  nga një sezon skandaloz me Spalletin) në Kombëtare djathtas, alternativa të tyre erdhën për korsinë e djathtë Lazaro nga Gjermania i cili njihet për shpejtësinë por që dëmtimet nuk e kanë lejuar të tregojë aftësitë e tij.

Nga e majta enigmatiku Dalbert u zëvendësua nga ish lojtari Akademisë i cili përveç së shërben për listat e Uefas është një alternativë dinjitoze e ganezit nëse ruan formën që kemi parë në Firence.

Poooor duke qenë se 4/6 mesfushorë janë ata të vjetshmit dhe duke parë karakteristikat e gjithsecilit, stoli nuk është ne lartësinë e titullarve dhe mungon një mesfushor i fuqishëm që sulmon zonën, që shënon si sulmues, nja tip Vidal ose Milinkovic Savic. Reparti jo i plotë për nivelin e Interit. Nota 7!

SULMI: Sulmi pothuaj u tjetërsua si në skemë dhe në emra. E gjithë merkato e verës u vërtit rreth zëvendësimit të Icardit dhe telenovelës Lukaku i cili erdhi me shumë vështirsi, pas largimit Perisic po nga Manchester United erdhi Alexis Sanchez, El Nino Maravilla që shkëlqeu me Arsenalin por dështoi me United dhe shpreson.

Alternativa të 2 ish-lojtarve të Manchesterit do të jenë Lautaro, Politano dhe i riu 17 vjeçar Esposito pemtues që u paraqit shumë mirë në miqsoret e verës. Ndoshta mungon një zëvendësues më karakteristikat e Lukakut. Nota 8.5!

VLERESIMI TOTAL

Ndoshta blerja më e mirë këtë sezon është trajneri, Antonio Conte i cili pëerveç suksesit kudo ka drejtuar sjell edhe mentalitetin fitues që mungonte që nga 2010.

Megjithëse praktikisht nuk shitëm askënd (u arkëtua shumë pak), mjeshtri Marotta arriti ti plotësonte dëshirat trajnerit dhe sistemonte ne oret e fundit te merkatos granaten që i kishtë ngeluar në dorë. Jo më kot u quajt Mbreti Merkatos.

NOTA 8,5.

Pergatiti anetari i hershem i Inter Club Albania, Elis Karaj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.