Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 13, 2018

Scroll to top

Top

948 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sfide nervash ndermjet Modric dhe Perez! Nderkohe eshte vendosur nje deadline nga Interi…

Sfide nervash ndermjet Modric dhe Perez! Nderkohe eshte vendosur nje deadline nga Interi…
Inter Club Staff

Ne te vertete, eshte nje sfide nervash. 

Shume e veshtire ti gjesh nje emertim tjeter, sepse ky eshte emertimi perfekt.

Ndermjet Luka Modric, Florentino Perez dhe drejtuesve te Realit eshte me te vertete nje lufte nervash e vertete.

Ashtu si tregon Sky Sport, sot ne mengjes eshte zhvilluar nje takim ndermjet agjenteve te lojtarit dhe presidentit te Real Madrid, Florentino Perez dhe pas ketij takimi, Modric eshte takuar me agjentet e tij per te folur per situaten dhe ate qe eshte biseduar ne takim.

Nderkohe pasdite pas stervitjes nuk ka pasur asnje takim direkt me Perez.

Strategjia e Real Madrid eshte gjithmone ajo qe te humbasi kohe, te henen do te kete edhe grumbullimet ne Kupe dhe Reali do te niset per ne Tallinn per derbin kunder Atletico Madrid.

Ndeshja do te luhet ne daten 15 gusht dhe kjo eshte deadline per tratativen qe eshte vendosur nga Interi me sa duket.

Sot mediat lokale ne spanje kane folur per nje rinovim shume  te pasur te Modric me Merengues, por per Modric nuk eshte aspak nje ceshtje parash.

Ai deshiron te mbaje fjalen e dhene per Interin sepse e respekton shume klubin me te cilin flet prej javesh.

Por ka edhe dicka te sigurt: ne kete moment edhe pse Interi ndodhet ne kryeqytetin spanjoll nuk eshte parashikaur asnje takim me Real Madrid apo me agjente e lojtarit.

Marreveshja ndermejt Interit dhe agjenteve te tij ekziston prej kohesh por ajo qe mungon eshte dakordesia e Realit per ta lene te largohet.

Tani mbetet cdo gje ne doren e lojtarit vete. Nese do te hipi ne avionin qe e dergon ne Estoni, shanset qe te vije ne Milano jane shume te pakta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.