Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

701 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shakhtar-Inter, ja formacioni i mundshem: Conte i surprizon te gjithe duke hedhur nga minuta e pare…

Shakhtar-Inter, ja formacioni i mundshem: Conte i surprizon te gjithe duke hedhur nga minuta e pare…
Inter Club Staff

Rikthehet Champions League. Pas barazimit te papritur ne San Siro ndaj Borussia Monchengladbach, Interi ka udhetuar per ne Kiev per tu perballur me Shakhtar Donetsk.

Nuk eshte nje sfide e lehte, sepse ata vetem nje jave me pare munden ne Spanje Realin e Madridit, pavarsisht se kishin shume mungesa prej Covid19.

Nje motiv me shume ky per zikalterit qe te mbajne tensionin e larte dhe te harrojne ate 5-0 ne gjysmefinalen e Champions League.

TE REJAT E FUNDIT NGA SHAKHTAR DONETSK – Castro gjen disa elemente qe mungonin nje jave me pare ne Madrid, por e veshtire se do te ndryshoje formacionin titullar.

Pritet qe te jene ne pankine keshtu Matvienko, Stepanenko, Alan Patrick, Taison dhe Bolbat: te gjithe jo ne kushtet me te mira per te luajtur.

Ne porte ende i riu Trubin, i preferuar ndaj veteranit Pyatov. Mbeten te shumte mungesat ndermjet virusit dhe demtimeve, dhe lista eshte e gjate:  Ismaily, Konoplyanka, Kovalenko, Krivtsov, Junior Moraes dhe Fernando.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – Conte buzeqesh… pergjysme. Ne krahasim me ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbach, jane rikthyer ne dispozicion Hakimi dhe Young, por ende jo te gatshem Sensi dhe Sanchez.

Marokeni eshte kandiduar per nje bluze titullari ne krahun e djathte ndersa ne te majten kemi nje sfide te kater lojtareve per nje bluze titullari: Kolarov, Perisic, Young dhe Darmian.

Por surpriza e vertete e Contes me sa duket do te jete serbi nga minuta e pare ne kete krah nderkohe qe ne dispozicion jane Perisic, Young dhe Darmian.

Pas nje turni pushim ne Genova, rikthehet De Vrij nga minuta e pare me D’Ambrosio dhe Bastoni.

Ne mesin e fushes, rikthehet Barella dhe ulet ne stol Eriksen.

Ne sulm, nuk kemi ndonje surprize dhe do te luaje Lukaku me Lautaro Martinez. Pervec Vecinos qe ka kohe qe mungon, te padisponueshem per kete ndeshje edhe Skriniar, Gagliardini dhe Radu.

FORMACIONET E MUNDSHME TE SKUADRAVE: 

SHAKHTAR DONETSK (4-2-3-1): Trubin; Dodò, Khocholava, Bondar, Kornienko; Maycon, Marcos Antonio; Tete, Marlos, Solomon; Dentinho.

Pankina: Pyatov, Shevchenko, Vitao, Matvienko, Bolbat, Cipriano, Stepanenko, Sudakov, Alan Patrick, Taison, Vakula, Vyunnyk.

Tranjer: Castro.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: Kryvtsov, Ismaily, Malyshev, Kovalenko, Konoplyanka, Junior Moraes, Fernando.

Foto

INTER (3-4-1-2): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Brozovic, Vidal, Kolarov; Barella; Lukaku, Lautaro.

Ne pankine: Padelli, Stankovic, Ranocchia, Darmian, Young, Perisic, Moretti, Nainggolan, Squizzato, Eriksen, Pinamonti, Bonfanti.

Tranjer: Conte.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padispnueshem: Vecino, Skriniar, Gagliardini, Radu, Sanchez, Sensi.

Arbiter: Kabakov (BUL).

Asistent: Margaritov e Valkov. Arbiter i katert: Chinkov. Var: Zwayer (Achmüller).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.