Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,078 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shaqiri i bindur: “Jemi superior ndaj Celtic. I nënvlerësuam në ndeshjen e kaluar, po nesër nuk do të ndodhë kjo gjë”.

Shaqiri i bindur: “Jemi superior ndaj Celtic. I nënvlerësuam në ndeshjen e kaluar, po nesër nuk do të ndodhë kjo gjë”.
Rinor Sopaj

Për mikrofonët e mediave britanike flet Xherdan Shaqiri për ndeshjen e kaluar ndaj Celtic, por me shikim për të bërë më mirë në ndeshjen e kthimit nesër në ora 19, në San Siro:

“Realiteti është që kemi bërë një gabim të madh ndaj Celtic, por nuk do ta bëjmë në Itali. Menduam se e kishim fituar ndeshjen dhe ndoshta nuk e respektuam Celticun aq sa duhej. Në Itali në qoftëse shënojmë dy, tri gola apo edhe katër duhet të mbetemi të fokusuar sepse edhe ata janë të aftë për të shënuar dhe na e kanë dëshmuar këtë. Ka qenë frustruese humbja e avantazhit prej dy golave, por edhe Mancini na ka thënë që rezultati 3-3 nuk është një rezultat i keq. Skuadra si Barcelona kanë humbur në Celtic Park dhe ne kemi barazuar, ndoshta nuk është edhe aq keq. Të shënosh tri gola si mysafir është një gjë e bukur. Rritja që bëri në ndeshjen e kaluar mund t’i ketë dhënë besim Celticut, i ka dhënë atyre forcë dhe bindje që mund të shënojnë kundër nesh dhe jam i sigurtë që do të vijnë në Itali për këtë qëllim. Kemi shumë respekt për Celtic, por vazhdoj ta mendoj atë që e kam menduar edhe në ndeshjen e shkuar, jemi superior ndaj tyre. Të luash para tifozëve tanë do të thotë që nuk duhet t’i lejosh vetes mungesë koncentrimi. Pres që të kualifikohemi për në turin tjetër”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.