Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

4,310 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shaqiri, ja oferta zyrtare e Interit: detajet. Faksi ka arritur ne mengjes, tani pritet pergjigja. Pastaj…

Shaqiri, ja oferta zyrtare e Interit: detajet. Faksi ka arritur ne mengjes, tani pritet pergjigja. Pastaj…
Bujar Berishaj

Ka ardhur oferta zyrtare e Interit per Xherdan Shaqirin.

Zikalterit, mbreme, kane paraqitur kete oferte: 2 milion euro per huazimin, 12 milion euro per blerjen e obligueshme dhe 1 milion euro bonuse nese Inter kualifikohet ne Champions League. Faksi ka arritur ne zyrat e Bayern kete mengjes dhe tani Inter pret pergjigjen. Kur do te arrij pergjigja, nese do te jete pozitive, Inter do te niset per Mynih per te mbyllur.

Nderkohe per kete oferte ka shkruar edhe pak me pare edhe Gianluca Di Marzio. Ja cfare ka shkruar edhe ai:

“Vrapimi final, Interi eshte hedhur ne sulm total per Xherdan Shaqirin. Klubi zikalter eshte i gatshem qe ti dhuroje Roberto Mancinit mesfushorin sulmues te talentuar dhe dje ne darke ka pasur nje kontakt tjeter me Bayern Munich. Ne biseden telefonike ndermjet dy klubeve, Interi ka formalizuar nje oferte zyrtare: 2 milione euro per huazimin dhe 12 milione euro per detyrimin e blerjes ne fundin e sezonit plus nje milion euro bonus nese Interi kualifikohet ne Champions League. Ky propozim i afrohet 15 milione eurove te kerkuar nga Bayern Munich, qe sot pritet te jape pergjigjen per oferten e Interit. Nese do te jete pozitive, drejtuesit zikalter jane te gatshem te nisen per ne Gjermani qe te mbyllin marveshjen direkt. Per Shaqirin mbetet gjithmone i gjalle edhe Liverpool, por oferta e Interit mund te rezultoje decizive. Mancini pret dhe per Shaqirin keto jane ore shume te rendesishme. Keshtu shkruan Gianluca Di Marzio per levizjen e Interit ne merkato per lojtarin me shtetesi Zviceriane dhe me origjine Shqiptare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.