Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,069 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shaqiri: “Mancio me ka bindur, ketu nje projekt i madh. Juventus? Kam dashur vetem Interin!”

Shaqiri: “Mancio me ka bindur, ketu nje projekt i madh. Juventus? Kam dashur vetem Interin!”
Bujar Berishaj

Eshte dita e Xherdan Shaqirit! Dita e sotme i eshte dedikuar talentit nga Gjilani i cili nga Angelo Moratti i pergjigjet pyetjeve te gazetareve. Keto jane fjalet e tij:

Pse keni zgjedhur Interin?
“Kam pasur edhe oferta tjera, por vullneti im ka qene gjithmone i qarte. Mancini me ka prezentuar projektin, fjalet e tij me kane bindur dhe tani dua te ndihmoj klubin te kthehet ne nivele te larta. Pavaresisht mundesive te tjera, kam dashur gjithmone vetem Interin.”

Cfare emocionesh te ka dhene San Siro, ne pritje te debutimit zyrtar?
“Kur kam ardhur tifozet me kane befasuar, ka qene nje eksperience unike dhe nuk do ta harroj kurre. Do te kujtoj edhe hapat e pare me teknikun e shoket. Mezi po pres qe te luaj dhe debutoj.”

Cfare ke mesuar nga Robben e Ribery gjate eksperiences tende tek Bayern Munich?
“Mendoj se cdo lojtar eshte i ndryshem nga nje tjeter, edhe pse nuk i dua krahasimet. Secili ka karakteristikat e tij, edhe pse tek Bayern kam pasur mundesine te luaj me kampione te medhenje. Do te kerkoj te behem i dobishem ketu tek Inter, shpresoj te kthehem te fitoj me kete skuader.”

Tek Bayern kishit humbur buzeqeshjen? 
“Nuk isha totalisht i lumtur, dhe te gjithe jane te vetedijshem per kete. Tani dua te kthehem per te luajtur dhe vetem keshtu mund te jam i lumtur, mund te deshmoj sa vlej. Jam i uritr per te fituar dhe dua te kthehem ta bej me Interin. Ndjesite jane te shkelqyera, jam i sigurt qe do te kthehemi ne nivele te larta.”

Sa afer Juventus keni qene? Eshte i mundshem vendi i 3-te?
“Duke lexuar gazetat duket se kam pasur kontakte, por vellai im ka punuar shume. Juventus sigurisht ishte nje nga opsionet. Por une kam dashur vetem Interin, mezi po pres te luaj dhe vendi i trete eshte brenda mundesive tona. Kemi marr pike te plota ne fundjave dhe jam i sigurt qe mund te kthehemi larte.”

Keni kerkuar informacioner per Interin para se te flisni me Mancinin?
“Nuk kishte nevoje te flitet me askend, Inter njihet nga te gjithe dhe per kete flet vet historia e klubit. Inter ka fituar gjithcka dhe ketu kane luajtur lojtar te medhenje. Vellai im ka nje marredhenie te mire me Ausilion keshtu qe nuk kishte asnje problem.”

Me ardhjen tuaj, mendoni te sillni me shume tifoz shqiptar ne stadium? Si ndjeheni fizikisht? Mendoni se jeni gati per ndeshjen tjeter?
“Kam kuptuar qe tifozet shqiptar te Interit jane te shumte. Une kam lindur ne Kosove e Kosova eshte Shqiperi. Tani dy vendet jane vende-motra me njera-tjetren. Tifozet e Interit nuk jane vetem shqiptar. Kam punuar gjate gjithe javes me skuadren, shpresoj te luaj dhe kam ndjenja pozitive.”

Si mendoni te perballeni me nje kampionat te nderlikuar si ai italian?
“Ne futboll nuk mund te besh plane personale, ne zbresim ne fushe per te dhene maksimumin dhe per te fituar. Jemi Inter dhe duhet te mendojne gjithmone per te arritur maksimumin. Dua te jem ne nje klub fitues, te jap kontributin tim. Nuk do te jete e lehte te fitojme gjithmone, por do te provojme.”

Rummenigge iu ka folur per Interin?
“Jo, nuk ishte e nevojshme. Interi njihet nga te gjithe, vullneti im ishte i qarte dhe dua te kthehem ne maje me kete klub.”

Para se te merrni vendimin perfundimtar, keni gjetur menyren per tu perballur me Guardiolan? Cfare ndryshimesh keni vene re mes Allianz Arena dhe Giuseppe Meazza?
“Kam folur pak, e dinin qe vullneti im ishte te nderroja skuader. Sa i perket stadiumit ka dallime: San Siro eshte i bukur, por gjeja negative jane numri i tifozeve ne Itali. Shpresoj qe kjo mund te ndryshoj me nje futboll te bukur.”

Tifozet zikalter kane shprehuar intuziazmin e tyre edhe permes rrjeteve sociale, cfare mendoni? Cfare iu afascinon nga futbolli italian?
“Ausilio me ka thene cdo gje, eshte e bukur te dish qe tifozet me kane dashur kaq shume dhe e kam kuptuar edhe kunder Genoas. Ne Itali nuk shenoher shume si ne Bundesliga, por ne duam te bejme nje futboll te bukur dhe te shenojme me shume gola”

Pavaresisht ofertave te medha, cfare iu ka shtyre te zgjidhni Interin? Duke konsideruar qe futbolli italian po jeton nje periudhe te veshtire.
“Sepse nje lojtar kur zgjedh nje klub konsideron edhe sforcon e bere nga klubi. Edhe kjo me ka shtyre te zgjedh Interin. Kisha deshire te nderroja vend, por tani llogariten vetem rezultatet per te cuar Interin ne maje.”

Sulmues krahu apo trekuartist: cili eshte pozicioni i preferuar ne 4-2-3-1?
“Tek Bayern kam shprehur gatishmerine time, tani i perket Mancinit te zgjedh rolin me te mire per mua. Personalisht preferoj rolin e trekuartistit, por cdo pozicion me shkon shume mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.