Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,702 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shaqiri: “Ne vere isha pothuajse i Liverpool. Italishtja? Shpejt. Tani dua…”

Shaqiri: “Ne vere isha pothuajse i Liverpool. Italishtja? Shpejt. Tani dua…”
Inter Club Staff

Xherdan Shaqiri eshte ende shume i emocionuar per transferimin tek Interi. Ai eshte intervistuar perpara ndeshjes Inter-Genoa nga gazeta Zviceriane Blick dhe futbollisti Zvicerian ka folur per aventuren e re zikalter.

Ja fjalet e tij: “Me siguri pritja ime ka qene aq e bukur edhe per ate qe kam bere tek Bayern vitet e fundit dhe me Kombetaren. Nese do te vija nga Basel tek Interi, me siguri qe pritja nuk do te ishte aq e madhe. Por vajta tek Bayern nga Zvicra ne aeroport kishte maksiumumi 2 apo 3 gazetare.”

Kubilay Turkyilmaz ka thene se nuk duhet te kishe zgjedhur Interin dhe Serie A…

“Kubi mund te thote cfare te doje. Ne Zvicer ekziston liria e fjales se lire, nuk eshte problem per mua ajo qe thote ai. Une jam shume i bindur se do me pelqeje futbolli Italian. Do te kem nevoje per pak kohe qe te adaptohem, sepse ne Itali kam luajtur vetem me Bayern ne Champions League.”

Cili eshte objektivi i ketij viti?

“Edhe pse jemi pak mbrapa, objektivi per kete sezon eshte te kapim vendin e trete. Kemi nje mundesi reale per tu rikhyer ne Champions League. Jam i bindur se eshte e mundur. Objektivi largpames eshte te fitojme Serie A, mbase qe sezonin tjeter.”

Cfare te ka thene Podolski?

“Ai ishte shume i lumtur qe une erdha tek Interi. Mendoj se do te jemi shume mire te dy tek Interi.”

A eshte nje problem per ty te kalosh nga Champions League ne Europa League?

“Jo, por per ne gjeja me e rendesishme eshte qe te arrijme vendin e trete qe te arrijme ne Champions League.”

A ke folur me Petkovic?

“Po, e kam informuar me perpara se te vija ne Milano qe mund te shkoja tek Interi.”

Do te jetosh ne qender te Milanos, apo ne Ticino? Shtepia e Berhamit eshte e lire…

“Faktikisht nuk e di. Ticino eshte nje mundesi. Por nje gje tjeter e mrekullueshme eshte se Milano eshte shume afer prinderve te mij ne Zvicer.”

Hitzfeld ka thene se Guardiola nuk kishte besim tek cilesite e tua…

“Kjo eshte intervista ime e pare, nuk dua te flas per te kaluren por vetem per te ardhmen. Vetem per te ardhmen me Interin.”

Sa here ke menduar: Ah sikur Heynckes te kishte qendruar tek Bayern si tranjer…

“Te gjithe e dine se me te kisha nje raport te shkelqyer dhe ai me ka dashur tek Bayern. Me te fituam gjithcka. Eshte e bukur te mendoj sukseset por kishte ardhur koha te ndryshoja ambjent.

Ardhja jote tek Interi ishte nje menyre per tu larguar nga konkurenca?

“Jo, une e di qe kam kualitete, por ne Munich jam sforcuar shume. Per kete doja te largohesha ne vere, e dija qe situata nuk do te permiresohej.”

Per kete arsye doje tu largoje tek Liverpool ne vere?

“Po, veren qe kaloi doja te shkoja tek Liverpool por ne fund klubet nuk rane dakord. Nuk ishte e thjeshte per mua por mu desh ta pranoja. E per kete jam shume i lumtur qe erdha tek Interi.”

Cfare do te mungoje nga Munich?

“Shoket e skuadres. Kam kaluar nje periudhe te mrekullueshme me ta. Kemi fituar shume, jemi kenaqur. Tani duhet te shikoj perpara: Shtet i ri, gjuhe e re…”

Nuk e flet fare italishten, apo jo?

“Jo, por do ta flas shum shpejt…”

A e njeh mire Milanon?

“Jo shume mire, kam qene privatisht disa vite me pare. Sigurisht, eshte nje nga qytetet me te bukura ne bote. Ushqimi dhe moda jane gjerat qe me pelqejne ketu, me pelqen edhe stadiumi edhe keta ‘tifoze te cmendur te Interit’.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.