Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,462 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shaqiri: “Shpresoj që të jem lojtari i ndeshjes Inter-Juve. Ndeshjet e fundit në stol? Nuk janë një problem”

Shaqiri: “Shpresoj që të jem lojtari i ndeshjes Inter-Juve. Ndeshjet e fundit në stol? Nuk janë një problem”
Rinor Sopaj

Dy ditë larg ndeshjes InterJuventus, “xhuxhi” zikaltër Xherdan Shaqiri ka folur për mikrofonët e Sky Sport. Këto janë fjalët e tij, pikërisht përpara ndeshjes që i pret zikaltërit të shtunën në “Meazza”: “Lojtari i ndeshjes kundër Juventusit? Shpresoj! Por e rëndësishme është që skuadra të luaj mirë dhe të fitoj. Ata kanë eksperiencë të madhe, do të vijnë në Milano për të fituar, por ne do të japim maksimumin, po luajmë mirë dhe do të provojmë ta bëjmë të njëjtën gjë edhe të shtunën”. Numri 91 i zikaltërve, pastaj, përqëndrohet në pozicionin e tij në fush dhe për angazhimin e tij nga trajneri: “Kam luajtur në pozicione të ndryshme, jam në dispozicion të trajnerit dhe të asaj që ai ka nevojë. Ndeshjet e fundit në stol? Është futboll, nuk është një problem, trajneri gjithmonë merr vendimet më të mira për skuadrën dhe ne të gjithë punojmë për të mirën e skuadrës. Vitin e ardhshëm do të punojmë që të fitojmë tituj së bashku”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.