Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,815 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shaqiri: “Shumë kontakte, por Mancini më bindi. Tifozëve ju premtoj…”

Shaqiri: “Shumë kontakte, por Mancini më bindi. Tifozëve ju premtoj…”
Rinor Sopaj

Një intervistë e gjatë e dhënë për Gazzetta dello Sport nga ana e Xherdan Shaqirit, sulmuesi i cili arriti nga Bayern Munich në Janar mirëpo që shumë shpejt u shëndërrua në idhullin e mbështetësve të Interit.

Shaqiri, sa perrallë është historia jote?
“Në fakt nëse mendoj se u nisa nga një qytet i vogël i Kosovës, boh, historia ime është një perrallë e vërtetë. E nëse konsideroj edhe moshën time të re dhe cfarë kam fituar deri më tani në këto vite…por unë, në fund të fundit, e quaj thjesht fillimin e një karriere të gjatë që më pret: Kam koleksionuar triumfe në cdo skuadër që kam luajtur, e të njejtën gjë dua të bëj edhe këtu, tek Interi. Pra po, është e vërtetë: Une e di cfarë do të thotë përrallë, por tashmë për mua nuk është më e tillë, por një histori konkrete, një perrallë e vërtetë. E bukur dhe mahnitëse”.

I gëzuar dhe gjithmonë i buzëqeshur: a është e vërtet se që kur ishe fëmijë ishe disi, si ta themi, i çmendur?
“Më i çmenduri në familjen time, me të cilën kam një raport të drejtë, fantastik, të përbashkët e unik. Nëna ime? Pas çdo ndeshje e thërras atë, ndryshe zemërohet: sigurisht e thërras nëse nuk është në stadium duke më shikuar…shpesh prindërit e mi më tregojnë për fëmijërinë time, me të vërtetë një çmenduri. Cka ka ndryshuar? Kur udhëtonim me aeroplan më pëlqente t’i bezdisja ata të cilët ishin ulur përpara meje, i ngacmoja pastaj ulesha. Tani, ndonjëhere, e bëj edhe me bashkëlojtarët e skuadrës.

Kontakti i parë me Interin?
“Të themi që ka kohë, por nuk mund ta them me saktësi se kur, por Interi ka qenë në kontakt me agjentët e mi, mirëpo gjithashtu edhe me vëllaun tim (Erdin Shaqiri). Kjo histori ka kohë që ka lindur, sepse klubi më njihte, më dukej që gjithmonë kam qenë në syte e tyre. Pastaj, ndodhi telefonata”.

Ajo e Mancinit? Apo duhet të themi, ato?
“Dy telefonata po. Ishin dy biseda mjaft të bukura dhe të shkurtëra por që shumë shpejt përfunduan të jenë shumë të rëndësishme. Ajo që më interesonte më së shumëti mua ishte të luaj, dhe kohëve të fundit kjo po ndodhte pak. Mancini më ka shpjeguar se fushën do ta shoh shumë, filozofinë e tij dhe të klubit, projekti i cili do ta risillte Interin në maje aty ku ishte para pak kohe. Dhe kështu, tani jam këtu”.

Ju keni fituar kudo. Tek Interi a jeni i sigurt që do t’ia arrini të jeni i suksesshëm?
“Në këtë pikë të sezonit, realisht, duhet të mendojmë vetëm për Europa League. E lehtë nuk është, sepse konkurrenca është e fortë dhe ka shumë”.

Wolfsburgu duket si një luan i pathyeshëm.
“Unë jam shumë i kënaqur që do të ndeshemi me ta: sepse të fortëve iu pëlqen të maten me të fortët. Kundër tyre, kur luaja në Budesligë, kam bërë ndeshje të mira: gola, asiste e shumë gjëra të tjera. Po e përjetojnë një periudhë të mirë, janë të fortë, gjithashtu edhe një skuadër teknike. Por po e përsëris: nëse e eliminojmë ëolfsburgun atëherë mund ta fitojmë Europa League”.

A është e vërtetë që kur keni shkuar tek Bayern jeni pritur vetëm nga tre gazetarë?
“Eshtë e vërtet, kur shkova në Munich pritja nuk ishte e numërave të mëdhenjë…ndërsa mbështetësit zikaltër më kanë mahnitur atë natë në aeroport. Mund ta them një gjë për ata, me mua ata tashmë e kanë një lojtar që jep cdo gjë. Dhe me skuadrën së bashku dëshirojmë ta kthejmë Interin aty ku e meriton të jetë: lartë”.

Cfarë do të ishte në gjendje të bësh që të shënosh në derbin i cili luhet në Prill?
“Nuk e di sa cfarë do të bëj, me të vërtet…i njoh emocionet e një ndeshjeje të këtij lloji, kam dëgjuar të flitet për të dhe sigurisht se një fitore do të ishte e bukur. Por preferoj tri pikëtme një gol të shënuar nga dikush tjetër dhe të mos pësojmë asnjë”.

Kthehemi në fushë, tani me Napolin: Interi, këtë vit, nuk e ka mposhtur asnjë ekip të madh.
“Të fitojmë në Napoli nuk është e lehtë, një skuadër me lojtarë mjaft të mirë. Por marrja e tri pikëve do të kishte një peshë të madhe edhe në aspektin psikologjik. Edhe për atë se e kemi mposhtur një ekip të madh, po. Duhet të luajmë mirë dhe të rritemi. I kemi të gjitha letrat për të fituar”.

Hipotezë: Nëse Interi arrinë në -7 a do të jetë përsëri e mundur që të mendohet për vendin e tretë?
“Duhet t’i fitojmë të gjitha. Dhe të flasim pak”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.