Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

474 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shaqiri: “Une te flas keq per Interin? Po cfare thoni. Problemi me Interin ishte fakti se…”

Shaqiri: “Une te flas keq per Interin? Po cfare thoni. Problemi me Interin ishte fakti se…”
Ardis
  • On 28/11/2018, 20:16

Rrugetimi zikalter i Shaqiri-t nuk eshte mbyllur ne menyren me te mire me 15 ndeshje dhe 1 gol ne Serie A. Ne mikrofonat e Gazzetta dello Sport, ish lojtari zikalter ka shpjeguar:

“Shume ndryshime ne zhvillim, si brenda ashtu edhe jashte fushe. Po vinin lojtare te rinj dhe po largoheshin te tjere ne vere. Pervec meje dhe Podolski-t, po mendoj edhe per Kovacic. Nuk ishte aq e thjeshte, per kete arsye. Mancini? Asnje problem midis nesh”.

Jeni penduar per kete zgjedhje?
“Jo. Kane qene muaj te komplikuar, ashtu edhe rezultatet, por pozitive po ti marresh ne konsiderate te gjitha. Milano eshte nje qytet i bukur, jetoja ne qender, shume afer me universitetin dhe gjendesha shume mire. nuk do te flisja kurre keq per Itali-ne dhe Inter-in. E kujtoj akoma mikepritjen e tifozeve ne momentin qe kam ardhur, e cmendur… Momente te paharrueshme”.

Cfare do te donit te ndryshonit tek kjo eksperience?
“Periudhen, sepse me shume mundesi jam transferuar tek Inter-i ne momentin e gabuar. Sot eshte nje klub ndryshe, ashtu sic eshte i gjithe kampionati. Ne krahasim me tre vite me pare, niveli eshte rritur ndjeshem”.

Mbase nje dite mund te ktheheni ne Itali…
“Ne Serie A jam kenaqur dhe populli italian eshte i mrekullueshem. Tek Liverpool-i jam mire, por ne futboll kurre mos thuaj kurre”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.