Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

784 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shefi i arbitrave ne Itali, Rizzoli del hapur dhe pranon gjithcka: “Me Interin gabuam dy here: njehere kur…”

Shefi i arbitrave ne Itali, Rizzoli del hapur dhe pranon gjithcka: “Me Interin gabuam dy here: njehere kur…”
Inter Club Staff

I ftuar diten e djeshme te emisioni i Fabio Caressa ne lidhje direkte ka qene ish-arbitri dhe shefi i arbitrave aktualisht ne Itali, Nicola Rizzoli i cili ka folur keshtu per ‘Sky Calcio Club’.

Keto kane qene fjalet e numrit nje te drejtuesve te ndeshjeve pas polemikave te fundit per arbitrat dhe per perdorimin e VAR.

“Marotta? I kam vleresuar tonet e tij: eshte e rendesishme qe te flasim me klubet dhe te mos kemi polemika me ta.”

“Kontakt klub-AIA? Marotta nuk ka qene i informuar. Bashke me FIGC kemi vendosur nje rregull te ri per te folur me klubet dhe per ti shpjeguar rregullat dhe ndryshimet, por edhe per te degjuar mendimet e njeri-tjetrit.”

“Objektivi eshte qe te kemi nje lidhje direkte me klubet. Fjalet vijne pasi ne kemi krijuar kete figure me Gianluca Rocchi, qe ka takuar disa klube deri me tani.”

“E perseris: i duhet atyre per te pare linjen tone dhe na duhet neve per te kuptuar pritshmerite e tyre.”

“Keto jane deklarata qe jane vene ne praktike ne te kaluaren. Dialogu? Jemi te hapur, eshte konstruktiv. Vitin e kaluar kemi bere gabime perballe nje rregulli te ri.”

“Kemi degjuar tranjere dhe lojtare. Kete vit e kemi nisur mire dhe tani veme fytyren tone kur gabojme dhe e pranojme.”

Rizzoli me pas ka shtuar: “Mbajtja ndaj Perisic? Objektivisht jemi dakort qe eshte nje penallti e pa dhene, nje penallti qe ishte.”

“Sulmuesi i merr kohen mbrojtesit. Nese mbrojtesi perdor krahet per ta mbajtur ne menyre te tille me faull, eshte nje penallti.”

“VAR duhet te kerkonte qe te nderhynte ketu te gjerat objektive: eshte dinamika e aksionit dhe duart e mbrojtesit siper shpatullave.”

“Pa dyshim qe VAR duhet te nderhynte. Behet fjale per nje gabim indivudual. Ne gabojme dhe preferoj qe te qartesoj gjithcka per te shpjeguar se kush jane topologjite e analizave tona.”

“Arbitrat dhe VAR duan te marrin vendimin e duhur dhe jo te behen arrogante. Sulmuesi u tregua i zoti te rrembente kohen, por u ndalua ne menyre te parregullt.”

“Gabimi ka qene pasoje e kerkimit te nje detaji, por qe ka bere qe te humbet thelbi i kontaktit.”

“Arbitri, a mund te refuzoje te shkoje te VAR pasi VAR e therret? Jo. Arbitri e pranon gjithmone On Field Review. Pra nese VAR e kerkon, ai duhet te shkoje menjehere.”

“Jemi nje skuader. Ne rastin e Interit ka dy gabime: si nga ana e VAR por edhe nga ana e arbitrit.”

“Arbitri, nese e kupton qe ka gabuar ne fushe, mund te kerkoje qe te rishohe nje episod ne monitor.”

“Mbi episodin e Perisic mund te kete ndikuar edhe ndjesia e intensitetit te lojes qe ka pasur arbitri ne fushe. Nderkohe, ajo e Lukaku ne Genoa-Inter eshte nje situate fushe, e ndryshme nga ajo qe ndodhi dje me Perisic ne Inter-Parma.”

Me pas, shefi i arbitrave i ka kthyer nje pergjigje publike edhe Marottes duke prezantuar figuren e Rocchit per kontaktin me klubet.

“Interesi i Marottes per te kuptuar protokollin e VAR me gezon. Rocchi ka vizituar disa klube dhe do te vazhdoje ta beje.”

“E rendesishme eshte qe qartesojme njeri-tjetrin. Nuk eshte nje “zyre ankesash”, por nje menyre per tu njohur me mire.”

“E di me siguri se Rocchi ka folur edhe me Ausilion qe te shkoje tek Interi nje vizite, por duke pare emergjencen e Covid ata kane refuzuar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.