Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

452 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shenja te Wallace ne Appiano. Ka akoma per te punuar, por per tifozet…

Shenja te Wallace ne Appiano. Ka akoma per te punuar, por per tifozet…
Donald Elmazi

Ajo e Wallace ka qene nje telenovele per merkaton zikalter, braziliani erdhi i huazuar nga Chelsea, por tratativa dukej sikur nuk do te behej asnjeher per probleme burokratike dhe ceshtja e menyres se si do te vinte tek Inter. Zikalterit e siguaruan ne borxh te plote dhe ne fund te vitit do te flitet per te rejat rreth lojtarit.

Dje braziliani ka bere ndeshjen e tij te pare qe nga fillimi i lojes ne sfiden kunder Luganos dhe ishte hera e pare qe tifozet e pane me kujdes(me Catanian luajti vetem per pak minuta), Ne fillim Mazzarri e ka vendosur ne krahune e majte, dicka jo natyrale pasi ai luan si i djathte dhe kjo i ka limituar paksa aftesite. I riu dukej pak i dobet, por nuk i mungoi personaliteti per te provuar disa gjera. Deshira e ti per te bere mire u duke ne pjesen e dyte, u vendos te luaj ne te djathte ne vend te Jonathan, ka bere me te miren. Nuk flitet per nje ndeshje si me i miri ne fushe, por vrapimet dhe depertimet te bejne te shpresosh. Klasi 1994 jep cka te munde dhe e mbyll ndeshjen me se mire, eshte i tiji asisti per Militon, por do te ishin dy ose tre nese Princi do te inkuadronte me mire porten.

Karakteristikat e tij jane ato te permendurat para ardhjes se tij. Ka teknike dhe vrap, sulmon hapesirat me se mire dhe i jep shum intensitet. Ata qe e kane kritikuar si blerje deri tani kane heshtur. Lutjet dhe fjalet e keqia jane ne sy te te gjitheve. Pavarsisht impenjimit, ne fazen mbrojtese i riu ka nevoje per modelim. Taktikisht gjendet jashte pozicionit ose nuk ia del te rekuperoje dot galopimet ne korsi. Mazzarri e di qe duhet te punoje shume per ta bere gati per ne Serie A. Gjithsesi e ka vene prane Jonathan, i cili i shpjegon cdo detaj qe i thote misteri. Pikerisht loja e mire qe ka bere Johnny mund ta limitojne perdorimin e tij, por Wallace ka treguar qe mund te jete nje alternetive e vlefshme.

Nga ajo ane edhe Jonathan mbeshtet nga Campagnaro ne fazen e lojes pa top, i afte per te mbuluar hapesirat qe le anesori. Prezenca e Toro di Moron per ta mbeshtetur i lehteson detyrat, duke i ulur manovrat mbrojtese. Ne fund kapitulli tifozet. Pamvarsisht se behej fjale per nje miqesore, tifozet dje ne Appiano(diku rreth mbi 1 mije persona) e ka transformuar brazilianin ne nje lojtar te dashur. Per te riun kane ardhur kurajime te vazhdueshme dhe eshte vlersuar altruizmi i tij, qe po e ben gjithashtu dhe Jonathanin nje nga me te dashurit. Do te jete e veshtire per ti ndare nga ai per nje rikthim ne Londer. Branca e di dhe mendon te flase me Chelsea-n, ndoshta me pare mbylljes se sezonit. Do te varet dhe nga Wallace dhe nga ndeshjet qe do te beje. Provimin me tifozet e ka kaluar, tani mbetet vetem te tregoje se sa vlen ne Serie A.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.