Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,025 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shkëmbim Inter-Zenit: Murillo/Jovetic për Garay/Witsel?

Shkëmbim Inter-Zenit: Murillo/Jovetic për Garay/Witsel?
Rinor Sopaj

Merkato e Interit mund të shpërthej nga një moment në tjetrin dhe ajo që shihet në horizont mund të jetë me të vërtetë e bujshme. Shoqëria zikaltër është ulur në shumë tavolina, por në vecanti, mund të jenë të rezervuara disa surpriza. Gjatë javës, Interi do të ketë një takim të ri me Zenitin. Bisedimet, fillimisht kanë filluar për Murillon, mirëpo gjatë javëve të fundit duket që janë zgjeruar shumë. Tani në tavolinë ekziston mundësia e një shkëmbimi: kolumbiani dhe Jovetic në Rusi, Garay dhe Witsel në Milano. Për momentin, i vetmi që e ka pranuar këtë shkëmbim është mbrojtësi argjentinas. Pra, kjo përpjekje akoma është në fillet e saj dhe vlen të ceket se burimet e mëdha ekonomike të Zenitit mund t’i bindin dy lojtarët zikaltër, duke iu ofruar paga shumë të larta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.