Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,601 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shkolla Zikalter – Bardi-Benedetti, dyshja B neutralizon Atalanten dhe Spezia-n. Rikthehen Joel Obi dhe Longo.

Shkolla Zikalter – Bardi-Benedetti, dyshja B neutralizon Atalanten dhe Spezia-n. Rikthehen Joel Obi dhe Longo.
Ardis
  • On 05/11/2013, 16:45

Nje rubrike e re “La Meglio Gioventu” (Lojtaret e rinj me te mire), qe si zakonisht analizon provat e produktit(lojtaret e rinj) te shkolles zikalter ne fushat e ndryshme te Serie A dhe ne kampionatet me inferiore.

Per tu vene ne dukje eshte prova shume e mire e mbrojtesit, aktualisht tek Padova dhe element i kombetares Under20, Simone Benedetti qe kunder Spezia-s ka ngritur nje ‘mur’. Bardi, si gjithmone, vazhdon te tregoje garanci absolute ne fushen e ‘shahut’ te mister Nicola, qe kunder Atalantes eshte konfirmuar ne nivele te larta. Fjala kyc ‘negative’, prove e keqe per Crisetig (i ndeshkuar me karton te kuq mbas pjeses se pare te lojes) dhe e Livaja-s, i padobishem ne ndeshjen kunder ‘kolegut zikalter’ Bardi.

SERIE A
Francesco+Bardi

FRANCESCO BARDI, portier tek Livorno (’92) – Livorno-Atalanta (1-0). Nje jave e qete ajo e fenomenit te Under21. Atalanta, praktikisht, nuk arrin te tregohet asnjehere e rrezikshme dhe detyrat e Francesco-s eshte ‘administrim normal’. I zoti dhe i vemendshem ne dalje, mbi te gjitha mbi De Luca. Transmeton perhere siguri ne repartin mbrojtes. SIGURI. Vota: 6.5

duncan-livorno

JOSEPH DUNCAN, mesfushor tek Livorno (’93) – Livorno-Atalanta (1-0). Mister Nicola i jep hapesire vetem 12 minuta (bashke me minutat shtese) por djaloshi ambjentohet menjehere me ndeshjen, per me teper ishte edhe afer shenimit te nje goli. Vota: 6

Ibrahima+Mbaye

IBRAHIMA MBAYE, mbrojtes/mesfushor tek Livorno (’94) – Livorno-Atalanta (1-0). Ne modulin 3-4-1-2 aktivizohet si mesfushor krahu i djathte, duke luajtur nje ndeshje te mjaftueshme. Dalengadale po fiton besim dhe ka meriten e denimit me karton te kuq te kundershtarit. Ne rritje. Vota:6

Marco-Benassi

MARCO BENASSI, mesfushor tek Livorno (’94) – Livorno-Atalanta (1-0). Nuk u aktivizua.

Diego+Laxalt

DIEGO LAXALT, mesfushor tek Bologna (’93) – Bologna-Chievo Verona (0-0). Ne modulin 4-4-2 te mister Pioli aktivizohet si mesfushor i brendshem i majte ne krah te ish-lojtarit te Juventusit Pazienza. Luan 70 minuta, qe me pas zevendesohet nga Moscardelli, nje loje intensive, teknik dhe rrezikshmeri per mbrojtjen e Chievo-s. Zevendesimi nga ana e Pioli-t nuk ishte me kot, por thjesht nje zevendesim i finalizuar per te shtuar peshen e sulmit duke futur nje sulmues per te arritur tek fitorja. Kualitet dhe talent. Vota:6

Rene+Krhin

RENE KRHIN, mesfushor tek Bologna (’90) – Bologna-Chievo Verona (0-0). Mbase per shkak te tipareve ‘mbojtese’, por gjithashtu edhe per shkak se reparti i mbrojtjes ishte ne emergjence, rene e nis si titullar ne mbrojtjen me tre, per te kundersulmuar, sebashku me Sorensen dhe Antonsson, dyshen e sulmit verdheblu Paloschi-Thereau. 90 minuta intensitet i madh e shoqeruar me nje perqendrim konstant dhe te vendosur nje tjeter performance e mire e djaloshit slloven: luften e topave ne ajer e fiton ai, mbase vuan pak ne fazen e vendosjes, por ne fazen mbrojtese eshte perfekt. Mbrojtes i ardhshem? Vota: 6.5

Denis+Alibec

DENIS ALIBEC, sulmues tek Bologna (’91) – Bologna-Chievo Verona (0-0). Mungon

Marko Livaja

MARKO LIVAJA, sulmues tek Atalanta (’93) – Livorno-Atalanta (1-0). Colantuono e zevendeson ate me Basellin ne minuten e 39. Shume pak propozitiv, i etur dhe nganjehere i hutuar. Provon i vetem disa aksione personale. Duhet te rritet dhe te maturohet. Vota:5

Joel+Obi

JOEL OBI, mesfushor i Parmes (’91) – Parma-Juventus (0-1). Donadoni i jep hapesire te luaje vetem 4 minuta, duke e zevendesuar Marco Marcchionni-n me Joel Obi. Mund te konsiderohet nje ‘fillim’ mbas nje periudhe i gozhduar ne pankine. Rifutet ne ‘Derby-n e Italise’ se tij personale. Vota: Pa vote

Samuele+Longo

SAMUELE LONGO, sulmues tek Verona (’92) – Verona-Cagliari 2-1. Futet ne minuten e 88 ne vend te iturbes, por koha ne dispozicion eshte shume e limituar per ti treguar Mandorlinit qe po gabohet qe nuk e aktivizon asnjehere. Vota: Pa vote

Cristiano+Biraghi

CRISTIANO BIRAGHI, mbrojtes tek Catania (’92) – Napoli-Catania (2-1). Aktivizohet si sulmues i krahut te majte mbrapa sulmuesit ne modulin 4-2-3-1 te mister De Canio. Ne pergjithesi nje prove e mire e djaloshit te Cernusco-s, qe ofron – gjate ndeshjes – me shume aksione ne sulm sesa garanci ne mbrojtje, kesaj rradhe, e le vetem me shume se nje here ne mbrojtje Capuano-n. Propozitiv. Vota:6

SERIE B

Lorenzo+Crisetig

LORENZO CRISETIG, mesfushor qendre tek Crotone (’93) – Crotone-Novara (2-2). Mbas shume performancave pozitive, nje jave jo e mire per mesfushorin e shkolles se Interit: Dopio ndeshkim me karton te verdhe (minuta 26 dhe 39) dhe si pasoje karton i kuq ne me pak se nje pjese loje, nje vendim gjithsesi i nxituar i arbitrit Chiffi qe e ka kushtezuar ndeshjen. Vota: 5.5

Andrea+Romano

ANDREA ROMANO, mesfushor tek Crotone (’93) – Crotone-Novara (2-2). Mungon

SIMONE BENEDETTI

SIMONE BENEDETTI, mbrojtes qendre tek Padova (’92) – Padova-Spezia. Cfare ndeshje ajo e performuar nga djaloshi prej Torino. I aktivizuar si mbrojtes qendre, si zakonisht, rezulton nje garanci e sigurte, i sigurte dhe teknik. Perpara keshtu, Simone. Vota:7

Lukas Spendlhofer

LUKAS SPENDLHOFER, mbrojtes qendre tek Varese (’93) – Varese-Juve Stabia (2-2). Nuk eshte aktivizuar.

Simone+Pasa

SIMONE PASA, mesfushor tek Varese (’93) – Varese-Juve Stabia (2-2). Mungon

Niccolo+Belloni

NICCOLO’ BELLONI, mesfushor tek Modena (’94) – Modena-Lanciano (1-0). Nuk eshte aktivizuar.

Luca+Garritano

LUCA GARRITANO, sulmues tek Cesena (’94) – Cesena-Ternana (1-1). Nje performance shume pak kurajoze, nuk shkelqen dhe nuk arrin te caje ne mbrojtjen kundershtare. I zevendesuar ne fillim te pjeses se dyte nga Tabanelli. Per tu rishikuar. Vota:5

Raffaele+Di+Gennaro

RAFFAELE DI GENNARO, portier tek Cittadella (’93) – Siena-Cittadella (1-1). Si kolegu i tij ‘amaranto’ Bardi, tregohet kurajoz ne disa dalje qe ne pamje te pare duken te rrezikshme. Jo vecanerisht i impenjuar, meriton nje pergezime te mjaftueshme. Vota:6.5

Rodrigo+Alborno

RODRIGO ALBORNO, mesfushor tek Cittadella (’93) – Siena-Cittadella (1-1). I aktivizuar ne mesfushor i krahut te majte ne nje mesfushe me 4 lojtare, djaloshi e harron ndeshjen kunder Avellino-s, me nje gabim vendimtar. Diciziv ne fazen e sulmit, me pak i vemendshem ne fazen e mbulimit. Vota:6

Simone+Pecorini

SIMONE PECORINI, terzino tek Cittadella (’93) – Siena-Citadella 1-1. Ndryshon rol per ndeshjen ne Toscana: jo terzino por mesfushor qendre, dhe prova rezulton shume mire. Gjithmone shume i dobishem per kauzen amaranto. Kualitet dhe sasi. Vota:6.5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.