Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

335 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shperthejne mediat ne Danimarke: “Conte, e ke seriozisht? Nje tranjer qesharak. Christian zhduku…”

Shperthejne mediat ne Danimarke: “Conte, e ke seriozisht? Nje tranjer qesharak. Christian zhduku…”
Inter Club Staff

Nje situate jo e thjeshte ajo e Christian Eriksen tek Interi ku me te vertete lojtari po kalon nje makth te vertete.

Mesfushori danez, qe ka ardhur tek Interi ne janarin e shkuar mes shume pritshmerive dhe gezimit te tifozeve, ka humbur komplet rrugetimin e tij.

Ai ka gjetur nje realitet komplet ndryshe nga ai qe priste, duke pare se Antonio Conte, e shikon ndryshe futbollin nga ai.

Ai i ka humbur gjurmet por ne javet e fundit situata eshte perkeqesuar me shume, me zevnedesimet e Contes pas minutes se 90.

Er du seriøs? Forbavselsen over at få de sidste to minutter i en afgjort kamp lyser ud af Christian Eriksen. Foto: Reuters/Daniele Mascolo/Ritzau Scanpix

Jane te shumte ata qe e kane cilesuar si nje poshterim ndaj Eriksen minutat kur Conte e ka bere zevendesimin e tij.

Kjo gje ka treguar nder te tjera se raporti i teknikut me Eriksen eshte shume i veshtire dhe veshtire se mund te riparohet.

Tashme largimi i tij ne janar duket i sigurt por ‘ceshtja Eriksen’ ka shperthyer edhe ne Danimarke, ku nje nga mediat vendase ka shperthyer ndaj Contes.

“Eriksen eshte ne lule te karrieres se tij futbollistike, por Conte e injoron dhe poshteron ne menyre te vazhdueshme me akte demostrativ qe e bejne te duket ate qesharak.”

“Te shtunen, poshterimi i radhes. E futi ne minuten e 91, me dy minuta te mbetura loje. E qesharakezoi perseri.”

“Nuk eshte nje 17 vjecar ai per te marre kete trajtim. Fakti se pse Conte po e poshteron keshtu publikisht nuk dihet.”

“Por kjo gje do te provokoje me siguri largimin e tij nga Milano ne janar. Christian duhet te largohet nga Interi. Pike.”

“Conte po shkaterron nje lojtar te mire. Eriksen te zhduket qe aty dhe te shkoje diku ku mund te luaje futboll, diku pa Conten.”

Nderkohe, nuk ka mbaruar me kaq, sepse e perditshmja tjeter Ekstrabladet ka shkruar me nje titull te madh duke publikuar foton me lart: “Conte, e ke seriozisht?”.

Me sa duket, eshte nje lufte e hapur ajo e mediave daneze ne drejtim te teknikut zikalter per ceshtjen Eriksen.

Por ata nuk jane te vetmir, sepse kjo ceshtje ka bere qe shume tifoze zikalter te mos jene dakort me zgjedhjet e tranjerit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.