Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,549 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shperthejne mediat ne France: “Inter, cfare ke arritur te na besh? Na ke shitur nje lojtar qe…”

Shperthejne mediat ne France: “Inter, cfare ke arritur te na besh? Na ke shitur nje lojtar qe…”
Inter Club Staff

Ka qene nje ndeshje shume e keqe ajo e Mauro Icardit diten e djeshme ndaj Manchester City ne Champions League.

Paris Saint-Germain ne fakt eshte eleminuar nga skuadra e Guardioles dhe argjentinasi ne fushe ka pasur me shume nje rol spektatori.

Por duket se ne France, ende qahen per menyren se si Interi e ka shitur lojtarin te skuadra franceze nje vere me pare.

Per kete ka shkruar diten e sotme portali i njohur francez Footmercato, qe shkrimin e nis me nje pyetje: “Inter, cfare ke arritur te na besh?”

“E shtrojme kete pyetje, sepse klubi i Beppe Marottes ka bere skuadren tone te Paris Saint Germain te paguaje 49 milione plus bonuse per sulmuesin.”

“Por nuk mbaron me kaq, sepse Leonardo as nuk e shet dot ne Itali, kampionati i vetem ku ai ka merkato, sepse do duhej ti paguante Interi 10 milione euro te tjera.”

“Gjithesesi le te rikthehemi te prova e tij. Niveli i Icardit ne Champions League eshte dramatike. Ai ka luajtur vetem 78 minuta me pare me Atalanten dhe asgje me shume ne Champions.”

“Por numrat flasin qarte edhe per dje: 16 topa te prekur ne 62 minuta, 9 pasime te tentuara, pese te marra dhe zero gjuajtje. Nje fantazme. Meriton noten 2.”

Nderkohe behet me dije se edhe dy gazetat prestigjoze franceze si Le Parisien dhe L’Equipe e kane vleresuar respektivisht me 2 dhe 2,5.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.