Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

524 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, shperthen edhe Antonio Conte ne dhomat e zhveshjes: ja cfare ndodhi dje, kishte edhe ulerima ndaj lojtareve te skuadres!

Inter, shperthen edhe Antonio Conte ne dhomat e zhveshjes: ja cfare ndodhi dje, kishte edhe ulerima ndaj lojtareve te skuadres!
Inter Club Staff

Inter ka hedhur ne kosh edhe nje mundesi tjeter te madhe per tu afruar me vendin e dyte, por nderkohe tani eshte afruar me shume me vendin e katert.

Skuadra e Contes dukej se ishte ne kontroll te ndeshjes, por me pas eshte zhdukur dhe ka humbur ndaj Bolognas.

Por kete humbje nuk e ka pritur aspak mire tekniku zikalter, i cili ka qene teper i merzitur dhe i nevrikosur me djemte e tij ne fundin e ndeshjes.

La Gazzetta dello Sport ka treguar me detaje ate qe ka ndodhur pas ndeshjes diten e djeshme, ku tonet kane qene teper te larta me sa duket.

“Edhe njehere ka pasur nje perballje te rendesishme pas humbjes ne shtepi ndaj Sinisa Mihajlovic.”

“Nje vit me pare, humbja me Bolognen vuri ne rrezik vendin e katert ndersa tani ka vene ne rrezik vendin e trete.”

“Nje e diele per shpulla ajo e Interit, nje e diele plot me mendime dhe fjale.”

“Ja pse ne fundin e ndeshjes Antonio Conte ka hyre ne ne dhomat e zhveshjes teper i nevrikosur. Ai ka ngritur zerin shpesh here.”

“Ne San Siro, nga ulerimat e Contes jane dridhur edhe muret. Lojtaret kane pare dhe kane degjuar nje tranjer qe nuk ishte me vetvetja.”

“Por nuk ka pasur nje sulm ndaj lojes se skuadres, keto gjera do te diskutohen sot ne Appiano Gentile.”

“Ka pasur me shume nje perballje ndaj sjelljes se Interit dhe lojtarerve e cila nuk konsiderohet si ne lartesine e duhur per Interin.”

“Pastaj, pasi lojtaret jane qortuar jo pak nga Conte, ne dhomat e zhveshjes ka mbetur gjate tranjeri zikalter bashke me Marotten, Ausilion dhe Orialin.”

“Ka qene nje ore e tere diskutimesh ndermjet tyre dhe eshte shume e vertete qe tekniku u paraqit per intervisten e pas ndeshjes me 90 minuta vonese ne San Siro.”

“Tani Interi ka nje detyre te veshtire: te mbaje kampionatin gjalle, edhe pse ka shume jave deri ne fund.”

“Zikalterve i mungon pikerisht ajo qe ka thene tranjeri i tyre disa here: Interi nuk e vret ndeshjen.”

“Nuk eshte e keqe mjaftueshme te shfrytezoje rastet qe krijohen per te cuar tre pikeshin ne shtepi qe ne pjesen e pare.”

“Dicka qe klubet e tjera te medha e kane. Por mbase Interi eshte vetem ne fillim te rrugetimit te saj.”

“Nje rrugetim qe e ka nisur disa here ne sezonet e fundit, por gjithmone ne nje menyre apo ne nje tjeter, ne fund te sezonit kane dale ne pah probleme te medha.”

“Tani i takon Contes qe te rregulloje gjithcka. Marotta po punon qe te kenaqe tranjerin me kerkesat e tij dhe alibi nuk do te kete me.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.