Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

655 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shperthen edhe drejtuesi i njohur italian: “Me ne po qesh e gjithe Europa nderkohe qe Juventusi…”

Shperthen edhe drejtuesi i njohur italian: “Me ne po qesh e gjithe Europa nderkohe qe Juventusi…”
Inter Club Staff

Tashme ndeshja Juventus-Inter e perfunduar 2-3 eshte kthyer ne temen e javes ne Itali dhe po flitet shume per ate qe ka ndodhur.

Arbitri Calvares ka bere nje nga arbitrimet me katastrofike ne historine e Serie A dhe kjo gje ka ndodhur ne kohen e VAR.

Pikerisht kjo eshte ajo qe ka ndezur me shume edhe debatin ne Itali: si ka mundesi te behen keto gabime nderkohe qe teknologjia eshte aty?

Per kete eshte shperhur edhe ish-drejtuesi i njohur Pietro Lo Monaco, i cili ka dale me shpate ne dore kunder Calvareses dhe Juventusit diten e sotme.

“Une po e nis kete qe do te them me nje shprehje te famshme qe nuk vdes kurre e qe shume do bien dakord me mua.”

“Ujku qimen e nderron, por zakonin kurre se harron. Kjo eshte ajo qe me shkon ne mendje pas Juve-Inter dhe asaj qe beri Calvares ne fushe.”

“Me ne po qesh e gjithe Europa. Na ndiqnin te gjithe, ishte nje super ndeshje, ish-kampionet me kampionet aktual dhe cfare ndodh? I bejme te gjithe jo te kenaqen por te qeshin me ne.”

“Ajo penallti ne fund ka qene nje nga gjerat me absurde, nuk mund te behen gabime te tilla pa dashje. Me vjen keq.”

“Edhe njehere tjeter bejme lajm me gjera te tilla dhe kjo nuk i ben mire futbollit tone. Me vjen shume keq per kete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.