Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

601 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte shperthen ndaj gazetarit: “Kuptoje njehere e mire: une kurre nuk i kam kerkuar klubit…”

Conte shperthen ndaj gazetarit: “Kuptoje njehere e mire: une kurre nuk i kam kerkuar klubit…”
Inter Club Staff

Conte eshte pare shume i lumtur pas ndeshjes se sotme ndaj Beneventos ku ai foli me superlativa per lojtaret e tij dhe ndeshjen e zhvilluar prej tyre.

Por ka pasur nje moment shume specifik ku Conte nuk eshte ndjere aspak mire pas nje komenti me gazetarin e Sky dhe ka shperthyer ne transmetim direkt.

Gjithcka ka ndodhur gjate hapsires kohore kur ai po fliste per mikrofonat e Sky Sport Italia dhe ne studio ishte gazetari Alessandro Bonan.

Gazetari italian ka thene nder te tjera se “ti si tranjer i ke kerkuar klubit qe te shohe me kujdes merkaton dhe ke kerkuar nder te tjera…”

Ky ka qene momenti ku Conte nuk ka duruar dot, dhe i eshte kthyer shume ashper gazetarit Alessandro Bonan duke i thene:

“Kuptojeni njehere e mire. Shikome me kujdes, ti po shpik gjithcka. Une nuk kam thene asgje. Mi thua dot se ne cilin moment i kam thene dhe kerkuar keto gjera?”

“Une nuk i kam kerkuar askujt asgje. Nuk e kuptoj pse duhet te thuash dicka si kjo qe nuk eshte aspak e vertete.”

Me pas, pas perplasjes, u duk se kjo ‘zenke’ ishte dicka e momentit dhe Conte eshte larguar nga intervista, por me tone me te ulta dhe i ka thene duke qeshur: “Alessandro, kujdesu per veten”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.