Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,017 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shperthimi i Contes sjell pasojen e pare: “Ai ka paralajmeruar Marotten se tek Interi nuk duhet te vije asnje lojtar…”

Shperthimi i Contes sjell pasojen e pare: “Ai ka paralajmeruar Marotten se tek Interi nuk duhet te vije asnje lojtar…”
Inter Club Staff

Nje shperthim i vertete ku nuk ka kursyer askend. Antonio Conte ka bere qe te degjohet mire nga lojtaret e tij pas ndeshjes se humbur nga Interi ndaj Bolognes ne San Siro por jo vetem.

Conte ka pasur nje paralajmerim edhe ndaj drejtuesve te skuadres, me te cilet ka biseduar per rreth 60 minuta pas ndeshjes.

Kjo sepse aty eshte diskutuar jo pak per te ardhmen dhe per merkaton qe pritet te ndodhe tek Interi.

Ka nje projekt fitues qe eshte menduar deri ne detaje, por tranjeri zikalter deshiron te vazhdoje vetem me lojtare fitues dhe me eksperience.

I deshiron ata tani, pa u vonuar. Prandaj ai i ka bere nje paralajmerim te forte edhe Beppe Marottes per sa i perket te ardhmes.

Kete e shkruan calciomercato.com e cila shkruan: “Conte deshiron lojtare te uritur, lojtare qe vendosin ndeshje, lojtare qe nuk bien poshte ne veshtiresine e pare.”

“Conte do lojtare me peshe menjehere ne skuadren e tij: ai e shikon nevoje investimin te keto lloj lojtaresh.”

“Perforcimet e radhes ne mesfushe, sulm dhe mbrojtje duhet te kene peshe, duhet te kene eksperience e te jene fitues.”

“Antonio ka paralajmeruar Marotten: nuk deshiron asnje lojtar nga skuadra te nivelit Sassuolo apo te tjera, por vetem lojtare qe mund te luajne titullare dhe jane gati.”

“Madje ai ka vene veton edhe per huazimin e lojtareve nga skuadra ku nuk luajne. Nuk deshiron baste, por investime te sigurta.”

“Nje Inter fitues duhet te eci komplet ne drejtim tjeter me kete filozofi. Ky ka qene diktati i Contes qe u degjua edhe nga muret e San Siros qe u drodhen me shume pas ndeshjes se sa gjate saj.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.