Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

700 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shperthimi i Eriksen: Inter po ben gati shkembimin e madh me Leonardon dhe PSG? “Ne Milano do te vinte…”

Shperthimi i Eriksen: Inter po ben gati shkembimin e madh me Leonardon dhe PSG? “Ne Milano do te vinte…”
Inter Club Staff

Shperthimi i fundit i Christian Eriksen erdhi diten e djeshme. Mesfushori i Interit eshte rikthyer te flase qe nga grumbullimi i kombetares se Danimarkes.

Ai ka folur keshtu epr situaten qe po kalon tek Interi dhe mbi te gjitha per raportin e veshtire qe ka me teknikun e Interit, Antonio Conte.

Edhe pse ai ka 10 muaj ne Milano, nuk po arrin dot qe te tregoje vlerat e tij me bluzen zikalter. Nje situate e veshtire keshtu per ate qe edhe e ardhmja qe e pret, eshte totalisht e pasigurt.

Kete gje e ka pranuar edhe ai vete diten e djeshme duke thene se nuk e di se cfare e pret ne merkaton e janarit.

Keshtu, ne mes eshte nje interesim i forte i Paris Saint Germain, qe e kerkon me ngulm danezin.

Per kete ka folur sot La Gazzetta dello Sport qe ka zbuluar edhe se si ai mund te transferohet ne Paris me nje shkembim te mundshem me nje lojtar tek lubit francez.

“Tek Interi ka dale perseri ne pah emri i Leandro Paredes, lojtari i lindur ne 1994, qe ne Itali ka veshur edhe fanellen e Chievo, Empoli dhe mbi te gjitha, te Romes.”

“Ky ka dale si emer edhe ne te kaluaren, kur u mendua se nepermjet tij mund te ulej cmimi i Mauro Icardit.”

“Por nuk u fol me asgje, kur ne te kaluaren u fol edhe per nje shkembim te tij me Skriniar, por edhe ketu nuk u be asgje.”

“Keshtu, shkembimi me Eriksen mund te behet pikerisht me te, duke qene se lojtari vleresohet nga skuadra zikalter.”

“Nderkohe, nga ana tjeter kemi nje tranjer qe deshiron te largoje Eriksen per te arritur tek N’Golo Kante, francezi i Chelsea.”

“Nje shprese e madhe e teknikut zikalter lind edhe nga lajmet qe vijne nga Anglia, qe flasin per nje largim te mundshem te lojtarit nga Chelsea.”

“Mbi Kante eshte edhe Manchester United, por nje largim i mundshem me shitje i Eriksen, mund te fuse Interin fuqishem ne garen per te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.