
Shpjegim i fjaleve te Paulinhos. Cfare do te ndodhe tani tek Inter?
Fjalet e mesfushorit te Corinthians se me Tottenham nuk eshte mbyllur asgje, nuk mund te mohojne evidencen: sic raportohet prej javesh Interi ishte i ndalur ne frontin Paulinho per mungese te ardhurash dhe pista Spurs eshte e vetmja konkrete. Marreveshja mes Tottenham, Corinthians dhe Audax (mbajtese e gjysmes te kartonit) eshte pothuajse e perfunduar: mungon vetem “Po-ja” e lojtarit, qe me shume mundesi do te vije ne fillim te korrikut.
Interi pasi e ka ndjekur Paulinhon per nje vit, ja le konkurrences. Dy kane qene refuzimet e lojtarit brazilian: heren e pare ne korrikun e shkuar, kur oferta prej 8 milion u pranua nga Corinthians, po ai nuk pranoi sepse donte te luante Kupen Libertadores; dhe heren e dyte ne janarin e shkuar kur lojtari donte te luante Boterorin per Klube. Te dyja trofete u fituan.
Ne te njejten kohe, bien mundesite per nje lamtumire te Fredy Guarin, tani me shume se kurre afer qendrimit tek zikalterit, edhe per shkak te mungeses te ofertave te konkrete dhe te pershtatshme. Tani kerkimi do te perqendrohet vetem tek mesfushori per tu vendosur ne mes te kolumbianit dhe Kovacic ne mesfushen 3-5-2 te Mazzarri. Emrat? Te njejtet, Fernando dhe Nainggolan mbi te gjitha. Dhe pershendetje Paulinhos.